Është hipokrizi të sulmosh festat dhe kremtimet e vendit tend

E shikojmë se si në cdo manifestim apo përvjetor, apo ndonjë të arritur personale apo familjare se si grupet e ndikuara nga mësues të ideologjive që thirren kinse Islame, që debatojnë dhe si zakonisht nuk pranojnë asnjë kremtë apo festë, eveniment e që ata nuk e diskotojnë për të dalur me qëndrim e ndalesës kinse fetare Islame.Hipokrizi është të kundërshtosh cdo gjë me të cilën identifikohen individët, familja e shteti, por edhe traditat e zakonet e popullit.Të arriturat personale, lindja e fëmiut, fejesa, dasmat, ditët e krenarisë kombëtare, janë e drejt e secilit që t’i kremtoj, dhe është hipokrizi dhe jo e drejt të tentohet ndërhyrja duke e përdorur fenë për të ndaluar gëzimin dhe kremtën e ngjarjeve.Edhe më keq bëhet kur i cilëson si tubime që qojnë në humbja apo sic e kanë zakon të shprehen ekstremistët fetar; bidat-risi e dalalet-humbje.E si mund të jetë dicka që shfaq gëzim në zemrat e fytyrat e njerëzve, hidhërim për Zotin. Mbi cilin parim ndalohet që njeriu të gëzohet për vete, familjen dhe Atdheun?Secila shoqëri e secili komb e shtet por edhe individët, kanë datat e tyre që i kujtojnë me krenari, kanë figura e fytyra të ndritura që kanë dhënë më të cmuarën për mbarësinë e pasardhësve. Ndaj edhe kujtimi e kremta kanë peshë e vlerë si dhe janë frymëzim për gjeneratat e reja të ecin në rrugë të ndritur.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 1 =