Emocionet apo parimet

Jeta në këtë botë ka sfida dhe përballje nga më të ndryshmet e mundshme. Kjo botë është e krijuar nga lloj lloj njerëzish e që nga zanafilla e njeriut të parë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë fenomeni i bashkëpunimit të domosdoshëm midis njerëzve.
Secili njeri në tokë ka rol dhe secili ka detyrë që duhet të kryej. Kjo e bën jetën të begatshme sidomos kur roli dhe detyra kryhen në përputhje me dëshirën e mirësisë së njëri ndaj tjetrit.
Por ja që në këtë botë kemi dy lloje kryesore të njerëzve që gjatë gjykimit apo qëndrimit kanë përballë ose parimin ose të gjykuarit me emocione.
Ajo që na duhet të dimë është fakti se një qëndrim sot ndoshta e duam por nesër mund ndodh e urrejmë, apo një person e duam por më pas mund ta urrejmë dhe kështu krijohen telashe e probleme të vazhdueshme që nuk marrin fund.
Por ndodh që edhe gjykojmë me mendimin e parimeve e që do të thotë se të gjykuarit me parime të shëndosha që janë ngulitur në kokën e një njeriu, sjellin bashkëpunim dhe raporte të shkëlqyera dhe të qëndrueshme midis njerëzve.
Të gjykuarit me drejtësi është parim, vlerë dhe qëndrueshmëri, edhe në raport me atë që eventualisht nuk e duam.
Ky është parim që duhet të jetë i kultivuar në vazhdimësi, kurse të menduarit dhe gjykuarit me dike me emocione të rastit apo të zilisë e urrejtjes, vetëm se sjellin paqartësi e konflikt midis njerëzve.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

91 − = 81