Emigrantët shqiptarë bëhen “hit” në Itali! Restaurojnë kishën falas: Ne jemi myslimanë, por Zoti është një

Dy emigrantë shqiptarë janë bërë “hit” në një qytet të vogël të Italisë pasi kanë kryer një akt bamirësie kundrejt komunitetit duke restauruar kishën falas.

Akti i emigrantëve ka tërhequr jo pak vëmendje mediatike në Pratola Peligna të Italisë, pasi që nga e premtja dy shqiptarët Luan Hallulli dhe Arbert Muça kanë shkuar në kishën e San Rocco-s dhe ia kanë nisur punës… pa kërkuar asnjë qindarkë.

Kujdestarja e Kishës, e cila kishte një sërë dëmtimesh i ka falenderuar përzemërsisht shqiptarë, duke thënë se askush nuk e kishte bërë ndonjëherë një akt të tillë.

“Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse“, janë shprehur dy emigrantët.

“Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep… Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën “, thotë Luani pas interesimit të medias.

Por ajo që e ka bërë edhe më domethënëse këtë gjest të shqiptarëve, ka qenë fakti se Luani dhe Arberti janë myslimanë

“Megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “-janë shprehur emigrantët.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

79 − = 69