Ekstremizmi dhe dhuna nuk përfaqësojnë besimet paqesore

Prof.dr. Abbas Shouman, sekretar i Az’harit në një intervistë të dhënë për mediumin ‘’irfaasaëtak’’është deklaruar në lidhje me organizatat terroriste, çështjen e nxjerrjes së njerëzve nga feja si dhe qëndrimin e Az’harit mbi fenomenin e terroristëve dhe ekstremizmit. I pyetur rreth asaj se cila është arsyeja që shtynë ISIS-in t’i nxjerrë njerëzit nga feja, dr. Shouman është përgjigjur: Këtë formë ata e përdorin për t’i lejuar vrasjen e atyre që nuk e pranojnë sistemin dhe ‘’halifatin’’ e vetëshpallur.

Përmes kësaj forme ata edhe kërcënojnë por edhe i vrasin si mënyrë e detyrimit për nënshtrim dhe plaqkitje të pasurisë. Njeriu i cili beson në Një Zot dhe në shpalljen e Tij, ate nuk mund ta llogarisim të dalur nga feja. I tilli llogaritet musliman, besimtarë. Fjala Kafir ka kuptimin; mohues i Zotit dhe ekzistimit të Tij. Përderisa njeriu nuk e mohon por e beson Një Zot ate nuk mund dhe s’kemi drejt ta nxjerrim nga feja. Njeriu edhe mund të jetë mohues me dëshirën e tij, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë qe lejohet mbytja e tij pse nuk është musliman. Njerëzit e kanë të drejtën e përcaktimit të lirshëm në besim. Ate çfarë po bën Isis nuk ka të bëjë aspak me Islamin dhe mësimet e urta Kur’anore dhe profetike.

ISIS nuk e përfaqëson Islamin, theksoi hoxha dr. Shouman. Në lidhje me pyetjen e parashtruar se a janë pjesëtarët e kësaj organizate musliman apo jo, dr. Shouman është përgjigjur; Ne nuk mund të gjykojmë për dike që nuk e njohim legjitimitetit e tyre. Për ne kjo organizatë nuk përfaqëson Islamin dhe është inekzistente si formacion islam. Az’hari si institucioni më i lartë i fesë në praktikën e saj nuk e ka gjykimin e besimit të njerëzve, por ajo që dihet saktë është se kjo organizatë përfaqësohet nga njerëz injorantë dhe të paditur e që synim kanë nënshtrimin e popujve dhe plaqkitjen e tyre, theksoi doktori i njohur i shkencave islame, Abbas Shouman.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 4