Ekstremistët nuk e respektojnë as muajin e bekuar të Ramazanit

Muaji i i bekuar i Ramazanit është periudhë kohore, e cila, besimtarit i shërben për fortësuar lidhjen e tij me Zotin. Ramazani është kohë kur duhet theksuar vërja në pah e sakrificës dhe solidaritetit, kohë kur duhet të dominoj dashuria, dhembshuria dhe mëshira ndaj njëri tjetrit. Mirëpo vite drite larg këtyre vlerave sublime islame, jane ekstremistët dhe fanatikët fetar që pikërisht thirren në fe dhe Kur’an. Edhe pse kohe Ramazani dhe agjerimi, jemi në muaj të mëshirës, ekstremistët nuk i lënë çoroditë e tyre. Në kërcënimin e fundit të ISIS-it, që u bë gjatë javës që lam pas, ekstremistët u zotuan se do të sulomojnë Londrën dhe Nju Jorkun.

Duke shkaktuar kështu frikë dhe panikë tek qytetart e këtyre vendeve. Në muajin e Ramazanit, që njihet edhe si muaji i mëshirës, ekstremistët kërcënojnë me sulme dhe terrorizim të njerëzve të pafajshëm, duke gënjyer ashiqare se po mbrojnë interesat islame. Këtu shihet që ekstremistët nuk kanë lidhje me fe, e as me Zot e me Kur’an. Ata janë lloji më i keq i kriminelëve, ngaqë keqpërdorin fenë për interesa personale, dhe manipulojnë me ndjenjat fetare dhe besimin e myslimanëve. Andaj duhet shoqëria ta kuptoj se ekstremistët nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin dhe Kuranin. Ata janë manipulues dhe kriminel ordiner, që jetojnë për të parë, e për t’u kënaqur me shkatërrimin që ua sjellin popujve dhe njerëzve të pafajshëm.

Editorial – Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 6 = 4