EDUKIMI NË FËMIJËRI ËSHTË SIKUR GDHENDJA E SKALITUR NË GURI ( Si të formësojmë një individ me zemër të mirë e me sjellje të mira )

Te gjithe ne flasim, se si njeriu duhet te kete zemer e shpirt te mire e te paster, dhe se si brendesia e jone eshte motori kryesor i cili i shtyne perpara veprimet tona; te mira apo te ke kqija, mirepo ne anen tjeter ne shume pak angazhohemi rreth ndertimit dhe formesimit konkret te nje zemre dhe shpirti te paster e te çiltër tek pasardhesit tane. Shume nga ne, e ne mesin e tyre ka edhe te tille qe veten e quajne besimtare, vazhdojne te mbesin shpirngushte, te pasjellshem dhe egoiste ne raport me te tjeret dhe me veten e tyre!. E pse ndodhe kjo, kur do duhej te ishte e kunderta ?
E po kjo ndodhe, dhe do te ndodhe edhe ne te ardhmen, perderisa ne mjaftohemi vetem duke thene teorikisht, se si ne duhet te kemi nje zemer e shpirt te paster, por ne anen tjeter vazhdojme ne rrethin tone vicioz duke mos bere hapat e duhur dhe adekuat, te cilet do duhet ti aktivizonim qe ne kohen e njomesise se pasardhesve tane.

Individi, nga i cili me pas formohet grupi dhe shoqeria, qe te jete ne nivelin e duhur te edukates se larte humane dhe te sjelljes korrekte brenda kornizave te njerezores, duhet te jete i frymezuar drejte dhe mire me elementet e edukates se mirefillte qytetare, qe ne hapat e pare te jetes e deri ne pavresine e te menduarit te tij. Femiu trashigimtar i yni mund te peshtyje ne vende publike, mund te hedhë mbuturina ne rruge apo ne natyre, mund te neperkembe dhe neglizhoj drejtesine dhe ligjin duke perdorur hilen dhe padrejtesine, mund ti pervjedh mesimet nga te tjeret per te kaluar provimin, mund te kete mungese te ndergjegjes kolektive, mund te kete arrogance dhe sjellje te pahijshme me te tjeret, dhe ne anen tjeter asnjehere nuk do te kete pergjegjesine e duhur ndaj vleres se atedheut, nese per te gjitha keto nuk do te degjoje e mesoj ne ambientin familjar dhe gjate hapave te tij te pare shkollor. Edhe bima per te qene e shendosh dhe e frytshme duhet kujdesur mire qe nga hapi i pare i mbjelljes se saj. Jemi dhe do te jemi ashtu siç mendojme dhe siç veprojme ne jeten tone praktike.
Xhabir Hamiti

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

46 − = 44