EDHE PUNA ËSHTË ADHURIM

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.(Nahl: 97.)

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Nuk është i plotë imani pa vepra dhe nuk pranohet vepra pa iman. (Taberani).
Për ne, i devotshëm është ai që falet, agjëron… i kryen ata që ne i quajmë shartet islame. Kjo është themeli i nënshtrimit dhe devotshmërisë! Ndër veprat e mira numërohet çdo punë që bëhet në emër të Zotit dhe është e dobishme për njerëzit dhe krijesat e Zotit.

Taberani dhe Bejhekiu regjistrojnë një hadith nga Pejgamberi a.s. ku ka thënë: “Arritja e begative në mënyrë hallall është farz pas farzit.”

Pas cilit farz? Pas namazit, sepse i Dërguari na ndalon që pas namazit të sabahut të kthehemi në shtrat. Ai na urdhëron që sapo ta falim sabahun të nisemi drejt kërkimit të nafakës: “Kur të falni sabahun, mos fleni por shkoni në kërkim të rizkut.”

Besimtarit nuk i ngjanë të nënçmohet dhe ta ul veten para askujt. Papunësia dhe përtacia sigurisht se do ta poshtërojë dhe nënçmojë sepse do të detyrohet ta zgjas dorën. Secili duhet ta dijë se kërkimi i begative të kësaj bote në mënyrë të lejuar përveç se do të na bëj dobi në këtë botë duke na e ruajtur dinjitetin dhe nuk do të na bëj të varur nga njerëzit, ajo do të na bëj dobi edhe në botën tjetër.

i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush e ngjall tokën, do të ketë shpërblim për këtë.” (Taberani). Andaj të mos hezitojmë për ta punuar tokën dhe të lutemi askush të mos e ndjej varfërinë dhe urinë.

Sevapet dhe shpërblimet për punën hallall gjithsesi do të na duhen edhe ne Ahiret.

marrur nga: (Islampress)
Përshtatur nga: Arsim Dauti
#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + = 15