Edhe fëmijët qeshin me diskursin e iluzionistëve

Nuk është e vështirë të kuptohet se nga është burimi dhe ligjërimi i fjalimeve mbi femrën dhe marëdhëniet seksuale në Islam. Të mjafton të jesh njohës i gjuhës arabe apo angleze e së fundi edhe në gjuhën shqipe, dhe të hapësh youtube apo rrjetet sociale por edhe të prezentosh në ligjërata live.

Nëse nuk ke mundësinë e kyqjes në rrjetet sociale, atëherë mund të gjesh libra dhe fletushka të shumtë që flasin rreth femrës si objekt të synimeve seksuale.Mbi 80 përqind e ligjëratave të mësuesve fetar të ideologjisë selefito-vehabiste e që objekt kanë femrën, ligjëratat mbi te dhe rreth saj. Arabia Saudite është e stërmbusur me debate, diskutime dhe biseda vetëm rreth femrës.Ajo në syrin e tyre dhe fjalimet ose është objekt i shtrëngimit të jetës së saj ose është cak për marëdhënie intime. Pa fije turpi ata i qasen edhe gjërave të cilat Zoti i quan GAJB-FSHEHTËSIRA.GAJB, janë çështje ekskluzive vetëm në Dijen e Krijuesit të gjithësisë.

Gajb është bota tjetër, parajsa apo xheneti është në dijen e Vetëm Zotit dhe as të dërguarit nuk kanë njohuri në Gajbin, të fshehtën që e di Vetëm Zoti i botëve. Çdo tentim për t’u përpjekur me i dhënë komentim, interpretim apo sqarim çështjeve që kanë të bëjnë me Dijen e Zotit është e pasaktë, pa qëndrim dhe e pavërtetë.Fjalimet e fundit të disa ideologëve vehabist rreth hyrive dhe seksit në xhenet jo vetëm se janë të turpshme por edhe janë në ndesh me ekskluzivitetin që Zoti i dha vetes rreth të fshehtës-gajbit.Edhe fëmijët qeshin me diskursin e tyre në fjalimet e këtilla. Ka kohë që modelin e diskutimeve mbi femrën e sollën edhe në Kosovën tonë. Pothuajse tërë vëmendja e tyre është rreth shtypjes dhe mbylljes së saj në njërën anë, kurse në anën tjetër gjuhët i kanë plot zell për shfrytëzim vetëm seksual të saj. Femra është krijesë e njëjtë sikurse mashkulli.

Të mirat e Zotit janë edhe për femrën edhe për mashkullin. Drejtësia dhe dashuria e Zotit për njeriun është e njëjtë pa asnjë dallimTërë këtë që e thoni rreth seksit në botën tjetër është vetëm iluzion dhe dëshirë e juaja. Xheneti ka mirësitë e panumërta, por cilat janë ato mirësi, janë në dijeninë e Zotit që ne nuk kemi qasje dhe njohuri aspakPër fund, ju po flisni marrëzira dhe po detyroni reagimin ndaj jush.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

56 + = 59