Edhe familjarë të pejgamberëve pati që nuk besuan, por nuk u mbytën

Çështja e besimit në Zotin dhe thirrjet e Tij kryekëput është në vullnetin dhe lirinë e njeriut. Kushdo që synon imponimin e besimit dhe nënshtrimin e njerëzve në këtë, atëherë bjen ndesh me mësimet Hyjnore. E nga e marrin guximin të ashtuquajturit dijetarë e sidomos në disa vende arabe, që të bëjnë thirrje për mbytjen e të quajturve “qufar”-jobesimtarë. Kurani i quan jobesimtarë gjithë ata që mohojnë ekzistimin e Zotit, ata që nuk çmojnë të drejtat e njeriut, mohuesit e begative e mirësive të Zotit, dhunuesit e lirisë së mendimit e shprehjes, mos respektuesit e prindërve, farefisit dhe njerëzve në tërësi. Është begati e Zotit ndërtimi i të drejtave dhe lirive të njerëzve në secilën çështje që nuk dëmton tjerët. Por a pati edhe nga të afërmit e profetëve të atillë që nuk besuan? Po, bile ishin edhe të afërm, djem, prindër, bashkëshorte etj. Sa për ilustrim! I biri i të dërguarit Nuh a.s nuk ishte besimtarë, babai i Ibrahimit gjithashtu nuk besoj, gruaja e të dërguarit Lut a.s po ashtu nuk ishte besimtare si dhe xhaxhai i Muhamedit a.s nuk besoj. Por asnjëri nga këta të dërguar nuk përdori dhunën e as imponimin e besimit. E as që kishin qëndrim se duhet vrarë ata që nuk besojnë. Këta janë ca shembuj që hedhin poshtë qëndrimin e ideologjive ekstremiste që kanë bindje se duhet mbytur ata që nuk besojnë. Pra të dërguarit janë shembull i tolerancës dhe respektit të qëndrimeve të secilit. Këta të dërguar e nuk e bën një gjë të keqe ndaj atyre që s’besuan, e si mund një i quajtur dijetarë të thërras në mbytje e dhunë ndaj atyre që nuk besojnë. Është për habi se si mund të besoj një i mençur në mbytjen e gjithë atyre që s’ndajnë besim të njëjtë. E njeriu është i lirë dhe askush nuk ka kompetencën e përdorimit të dhunës për të imponuar një besim. Të mos bëhemi rob të injorancës dhe ideologjisë së këtillë sepse një gjë e tillë nuk shpie në avancim, përkundrazi i ngjason krijesave të egra që kanë dhunën mjet.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

32 + = 37