Ebu Lehebi përgëzon Ebu Xhehlin

O Ebu Xhehel! Ku je o miku im? Çfarë ke o Ebu Leheb? Sihariqe Ebu Xhehel, gëzohu o mik… Çfarë ke Ebu Leheb, mos je çmendur? Ku po e sheh atë mirësi që të gëzohem? Pasardhësit tanë bënë me islamit atë që ne nuk kemi mundur ta bënim. Për naftën e saudisë, me trego se si e bënë këtë. Me plan djallëzor, shume djallëzor. Ata janë më djallëzor se une e ti së bashku. Ata nuk kanë luftuar kundër islamit, por kanë hyrë ne islam. I mjeri ti o Ebu Leheb, a me këtë lajm po më gëzon? Më dëgjo njëherë, mos u nxeh. Ata kanë hyrë ne fe vetëm formalisht. U është dashur ta përfitojnë masën. E pastaj përhapin në masë dyshimet dhe përçarjet e tyre, në mënyrë që ta shkatërrojnë islamin nga brenda. Kënaqësi, për Hindin, kënaqësi që po e dëgjoj këtë. Po a kanë patur sukses? Më shumë se sa mund e paramendon. Sa djallëzor e të prishur që janë. Veç t’i dëgjosh. Vetëm gënjejnë dhe fusin huti e dyshime për t’i përçarë njerëzit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Nuk e di si po dinë kaq mirë, veç janë duke bërë punë të madhe. Ata po e bëjnë popullin të besojnë se xheneti fitohet duke vrarë sa ma shumë njerëz. E ti po thua se njerëzit po u besojnë atyre dhe po i pasojnë ata? Po o Ebu Xhehel. Kanë arritur suksese të mëdha. Tash pasuesit e tyre po garojnë se kush po vret më shumë njerëz, dhe nuk i zgjedhin viktimat fare. Sikur kur i hipnotizon, iu kanë premtuar xhenetin atyre! Nuk mundem ta besoj. Kjo nuk është e gjitha, ata vrasin edhe pleq dhe fëmijë. Dhunojnë gra të ndershme, ata po bëjnë veprime nga të cilat ne turproheshim. Të mallkuar qofshin, na paskan njollosur xhahiljetin. Jo, jo mos thuaj ashtu Ebu Xhehel! Ata nuk i bëjnë këto veprime në emrin tonë, por në emër të fesë së Muhamedit, Islamit. Nuk mund ta paramendosh si ua kanë shpëlarë trurin njerëzve me ideologjinë e tyre, u thonë se nëse përdhunoni gratë e kësaj bote, në xhenet do t’ju presin gra qiellore, hyrija! Ebu Leheb, vërtet këtyre vehabistëve edhe vetë djalli ua paska zili. Dëmin që e paskan shkaktuar, ne as që kemi munduar ta imagjinojmë ndonjëherë. Vërtet sihariqe qenkan lajmet tua o Ebu Leheb, sihariqe të mëdha!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 3 =