E quajnë “ALIM” sepse kishte zbuluar që gruaja e vdekur kishte lindur në varr pas disa ditëve!

 Kohëve të fundit por edhe më parë shpesh herë dëgjojmë se filani është alim, dijetarë dhe erudite. Të thuash se Filani është dijetarë i përmasave botërore dhe të mos argumentosh atë që e thua, është injorancë dhe shenjtërim i dikujt që edhe vet e di se nuk është ALIM apo dijetarë i përmasave globale. Kur flasim për dijetarët, ata mund t’i ndajmë në dy grupe;
Dijetarë që kanë njohuri teorike dhe dijetarë që kanë edhe njohuri teorike por edhe praktike. Njeriu mund të mësoj Kur’anin përmendësh, dhe nuk e di gjuhën arabe, të tillin nuk mund ta quajmë dijetarë por e quajmë Hafuz. Mund të dish edhe shumë hadithe përmendësh por nuk mund të quhesh muhadith apo dijetarë i hadithit. Në përgjithësi njerëzit mund të lexojnë, studiojnë dhe të mësojnë shumë gjatë, por është e vështirë që njeriu që di teorinë ta quajmë dijetarë i përmasave globale apo edhe më larg, eruditë.
Të thuash se Zoti ekziston dhe e besoj atë apo se Muhamedi është i dërguar i Tij, apo të thuash se për t’u falur duhet pasur abdes, ose të deklarosh se dielli lind në lindje e perëndon në perendim,nuk është dëshmi se thënësi është dijetarë apo edhe më shumë se kaq; njeriu më i ditur i tokës. Kjo nuk është dëshmi se je ALIM apo më i dituri i tokës. Njohuri dhe teori mund të kemi të gjithë, në disa shkallë dhe varësisht studimeve, por nuk do thotë që është kaq e lehtë të thuash se është ALIM apo më i dituri që e shkel tokën.

“Dijetari-ALIMI” kishte “ zbuluar” se një grua kishte vdekur dhe ajo ishte me barrë e pas disa ditëve kishte lindur fëmiun në varr dhe varri bënte dritë, kur u ofruan njerëzit e vërejtën fëmiun e gjallë mbi gjoksin e nënës së vdekur në varr. Këtij njeriu që bën ligjërata të këtilla, disa i thonë ALIM apo dijetarë i madh. Dijetarë në kuptim të plotë është ai që ka teori, praktikë dhe zbulime e shpikje shkencore nga të cilat përfitojnë njerëzit. Ata që zbuluan dhe vazhdojnë me shpikje dhe hulumtime shkencore ditore në të gjitha fushat, në mjekësi, teknologji, shkencë, informatikë, transport e në çdo gjë tjetër. Ky është dijetarë dhe këtij mund t’i përulemi në shenjë respekti dhe nderimi, për lehtësimin e jetëve të njerëzve. Secila kohë ka dijetarët e vet, secila kohë ka librin dhe thënien e vet. Shekulli njëzetë dhe 21 ka njerëzit e vlerave të larta të djersës, angazhimit dhe mundit për lehtësimin dhe avancimin e jetës së njerëzve. Tomas Edisoni dijetari i përmasave ndërkombëtare thoshte: Një përqind jam frymëzuar, ndërsa nëntëdhjetë e nëntë përqind jam djersitur

Postime te ngjajshme