E quajnë alamet dijetarë për këto “thënie” dhe “zbulime” të tij: ..!!

Si është e mundur që këtij t’i thuhet: MË I DITURI NË KËTË TOKË ?!

E quajnë si njeriu më i dituri që jeton në këtë tokë, e quajnë doajen i dijes dhe mësues i rrugës së drejt. Por çfarë në realitet ka bërë ky njeri që disa nxënës të tij vazhdojnë ta cilësojnë si krenaria e tokës dhe e krijesave që janë në te. Fjala është për një të ashtuquajtur dijetarë, Sylejman Alalvan i cili ka lindur në qytetin Qaseem të Arabisë Saudite në vitin 1969.
Në realitet ky nuk ka bërë asgjë që do të mund të quhej si doajen dhe më i dituri në këtë tokë. Por nxënësit e tij e llogarisin si njeriu që toka krenohet me te, e quajnë alamet dijetarë për këto “thënie” dhe “zbulime” të tij:
– Vlera e Umres në Ramazan është e njëjtë sikur të bëhet edhe pas Ramazanit
– Lejohet martesa e femrës që është në të përmuajshmet, ndërsa shkurorëzimi saj haram
– Rruajtja e mjekrrës është haram me koncenzus
– E kam parë disa herë në ëndërr Muhamedin a.s.
– Bërja e duasë së hatmesë së Kur’anit është haram dhe bidat
– Vrasja e civilëve është e lejuar
– Krishterëve në Egjipt u obligohet të paguajnë taksë të veçantë që jetojnë me shumicën muslimane
– Shkurtimi i rrobave është obligim për secilin muslimanKëto ishin disa pika të shkurtëra nga “zbulimet” e këtij njeriu që injorantët e quajnë “ Më i dituri në tokë”. Injorantët krenohen me këto thënie dhe “zbulime” të këtij alamet alimi që është prodhues i ekstremizmit, vehabizmit dhe radikalimit të dhunshëm. I menquri nuk krenohet me këto “zbulime” të tij, përkundrazi i menquri merr model personalitete të shquara të çpikjeve, zbulimeve dhe dobisë për njerëzimin si tërësi.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

56 − = 50