E pyetën: Sunnit a shiit je, u përgjigj: I takoj besimit Islam!

Beteja për mbisundim dhe shfrytëzim e posedim të së drejtës mbi fenë Islame ka vazhduar dhe më tej vazhdon midis fraksioneve, rrymave, individëve dhe ideologjive që synojnë ta mbështjellin veten nën emrin e Islamit.

Ajo që bie në sy sot është sidomos në vendet arabe është pyetja që tanimë është e rëndomtë: A je sunnit apo shiit?
I mençuri e ka të qartë përgjigjen dhe aspak nuk e pëlqen këto terme, sepse nuk aludohet në fe por synimi është ideologjia.
I dituri që i takon besimit Islam, që beson Kuranin e zbritur Muhamedit a.s. thjesht ka përgjigjen në këtë: Besoj Zotin Një, Librat e shpallura, engjëjt, të Dërguarit dhe besoj botën tjetër, ekzistimin e saj.
Besoj në vlerat njerëzore, besoj në vullnetin e njeriut për të besuar, në diversitetin dhe llojllojshmërinë e krijesave dhe mendimeve e besimeve.
Besoj në atë që kam lexuar në Kuran, ku Zoti asnjëherë nuk e përmend asnjë sekt, sunnit apo shiit, ibadi apo zejdi, vehabi e selefi, ahmedi apo rrahmani etj.
Besoj se nuk më duhet aspak të ndjek ideologji, sekt apo fraksion që drejtohet nga individë dhe xhemat.

Besojmë në ekzistimin e Zotit, në dashurinë midis njerëzve e popujve, në ndërtimin e urave lidhëse për të bashkëjetuar e bashkëpunuar.

Këto janë vlera, kurse ndarja mbi bazën sektare është e dëmshme dhe e pa nevojshme aspak për ne Shqiptarët në veçanti e që jetojmë në një kontinent me vlera e diversitet.
#foltash


Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

28 + = 32