E përse shkojnë…?

Pse në faletore shkojnë edhe dollavergjitë?
Pse në faletore shkojnë edhe fajdexhitë?
Pse në faletore shkojnë edhe vrasesit tinzar ?
Pse në faletore shkojnë edhe shtisit -shpifesit?
Pse në faletore shkojnë edhe kumorxhitë?
Pse në faletore shkojnë edhe zullumuçarët ?
Pse në faletore shkojnë edhe rrencat ?
Pse në faletore shkojnë edhe zhvatesit e shoqerise dhe vendit ?
Pse në faletore shkojnë edhe tregtaret e fese?
Pse në faletore shkojnë edhe plagjiatet?
Pse në faletore shkojnë edhe tregtaret e qenieve njerezore etj.etj. etj. ?!!

Dikush mund të thotë se, jo e tërë grixha mund te jete e nivelit te engjujve, sepse është e pamundur, dhe për këtë ka të drejte, ngase ne mesin e njerezve gjithemone ka te veprues dhe anues te mire apo te kqinje. Te tjeret thone, se ndoshta duke shkuar ne faletore mund te reflektoj pozitivisht, e qe edhe kjo nuk eshte e pamundur.
Mirepo, nese nje njeri vazhdimisht merret me te tilla vese te kqija dhe njekohesisht shkone rregullisht ne faletore, duke ju perulur Zotit, lirishte mund te thuhet se ai ose ajo nuk e ka kuptuar dhe as qe eshte duke e kuptuar konceptine e drejte te besimt ne Zot! Shkuarja ne faletore, gjeja per tu dukur para rrethit te ngushte dhe shoqerise si njeri i devtoshem krahas veprimeve te liga te nje njeriu, eshte veprim i cili ne asnje menyre nuk perputhet me mesimet e shendosha dhe objektive te besimit ne Zot? Besimi dhe veprimi jane dy gjera te pandashme.Nese veprimi eshte ne kundershtim me kriteret e besimit, atehere besimi ne kete bote eshte i thate dhe i pavlere. Zoti na ndihmfote qe te jemi sa me te sinçerte ne besimin ndaj Tij dhe ne veprimet punet tona te jetes!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 6 =