E përse nuk po argumentohen gjërat me Kuran?

Disa ligjërues të çuditshëm tërë muajin e Ramazanit flasin mbi faktin që ky muaj është muaj i zbritjes së Kuranit e që është Fjalë e Zotit e zbritur te Muhamedi a.s. Ky muaj veçohet mbi të gjitha si muaj i fillimit të zbritjes së shpalljes hyjnore për njerëzimin, si shpallja e fundit për të bërë thirrjen në kontinuitet për të besuar në Një Zot të Vetëm.
Pothuajse as edhe 2 për qind nga ajo që dëgjohet mbi kërkesat e Kuranit, nuk i dëgjojmë. Edhe nuk argumentojnë me Kuran edhe thonë se kjo ç’ështje është Islame.
E si mund të jetë diçka Islame kur në thelb nuk citohet baza nga Kurani?! Është fakt që Muhamedi a.s. është ai i cili ka kumtuar Kuranin dhe ka shtjelluar një pjesë të madhe të tij. Por të harrohet dhe të anashkalohet Kurani dhe Muhamedi a.s në çështje të ndryshme duke cituar thënie të ebu filanëve dhe rrëfime që na vijnë si; është thënë, thuhet, kanë thënë e me këto të shprehen se janë Islame, është absurdi dhe çmenduria më e madhe që mund të dëgjosh. Ëndrrat e njerëzve të rëndomtë, pa marrë parasysh gradën e dijes së tyre, nuk mund t’i ofrohen njerëzimit si thirrje, vullnet dhe qëndrim Hyjnorë.
Befasia bëhet edhe më e madhe kur dëgjuesit edhe aspak nuk e lodhin trurin për të menduar se pse këto gjëra për të cilat po flitet nuk po citohet Kurani e as Muhamedi a.s.
E dëgjojnë dhe pothuajse fare pak e meditojnë ndonjë rrëfim të një ëndrre të kohërave të lashta e që na shiten si fe e si islam. Është koha dhe momenti të kemi një rrugë ndriçuese që na e bën të mundur shmangien e plotë nga besimi i verbër dhe injorant. Nuk mund të pranohet diçka si e Zotit e të mos përmendet Fjala e Tij që e argumenton atë. Besimtarëve të besimit Islam me plot të drejt dhe me vullnetin më të madh e dëshirën për mbarësinë e tyre, u themi: Njerëzit kushdo qofshin ata, nuk janë zëdhënës të Zotit, por janë mëkëmbës të Tij në Tokë. Nuk janë kontrollues dhe matës të besimit apo mosbesimit të njerëzve. Lërini njerëzit të rrugëtojnë të qetë e jo nën hijen e frikës së ëndrrave.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

64 − = 58