E përse njerëzit të bëhen rob të një logjike të gatshme?

Tashmë qartë po shihet në gjitha anët ku predikohet nga një pjesë e ligjëruesve fetar në botën arabe, persiane e më gjerë, e që po “rrezaton” edhe jashtë kontinentit të lindjes së mesme, opinioni i servimit të logjikës, mendjes së gatshme. Kështu e vendosën pothuajse mbarë sektet ideologjike që thirren në Islam. Mentalitetin e besimit, nënshtrimit dhe praktikumit të një mendimi, të logjikës së gatshme e që është logjikë e së kaluarës. Është bërë pothuajse krejtësisht normale të ndiqet mendimi i gatshëm. Tjerët kanë menduar e ne sot e tjerët pas nesh thuajse nuk ka nevojë të mendohet për asgjë.
Kanë menduar dhe e kanë sjellë logjikën e përgatitur që nuk lejon mendim tutje. E pa imagjinueshme dhe e pa pranuar krejtësisht është opinioni i servuar që ndiqet sy mbyllurazi. Të mendosh nuk do të thotë je i dalur nga feja apo i çmendur. E kundërta, të mendosh, logjikosh është rruga drejt gjetjes të së vërtetës. Kanë menduar tjerët e ju s’keni nevojë të mendoni. Është krejtësisht qesharake kjo tezë. Ata kanë menduar për veten e tyre dhe mentalitetin kur ata menduan. Ne duhet të mendojmë për veten dhe mentalitetin tonë të kohës dhe orientimit tonë real dhe kohor. Nuk mund të jetë mendimi i gatshëm burim i jetës sonë dhe ligjeve tona, sepse kjo formë na bën robër të një mendimi.
Diversiteti në mendime e bindje e begaton jetën njerëzore. Askush nuk mund të na thotë që ja, ishin dy njerëz të kohërave të lashta që menduan dhe e shkruan logjikën për ne. Çlirimi i njerëzve është i nevojshëm nga elementi i robërisë mendore.
Shoqëria jonë Shqiptare pa dallim besimi, e ka detyrë të avancojë të menduarit dhe medituarit në sfidat e këtij mijëvjeçari. Jeta po zhvillohet me një ritëm tejet enorm dhe zhvillues pothuajse në gjitha drejtimet. Kjo e bën të tillë, sepse njerëzit e dijes nuk janë rob të mendimit të gatshëm, por janë aktiv dhe me ide të reja e zhvillimore. Kurani, e konsideron si vlerën më të çmuar për njeriun, MENDJEN. Atë duhet përdorur e shfrytëzuar për të mirën e njerëzimit. Bota që i përket besimit real Islam, nuk duhet të lejoj veten të mbetet peng i të menduarit të njerëzve të shkuar. Ajo duhet të zhvillohet dhe të ec tutje në përballje me sfidat që janë dhe dalin para vetes.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 16 =