E përse ne të mos e kuptojmë pak më ndryshe Kuranin nga të parët e komentuesve të Kuranit?!

Çfarëdo libri të tefsirit(komentimit të Kur’anit)që hap dhe kërkon shpjegimin e ndonjë ajeti, do të gjeni: Ka thënë Ibn Abbas, ka thënë Muxhahidi, ka thënë Vekiu e tej… Në interpretimin e një fjale specifike, secili prej tyre kishte mendim të ndryshem nga tjetri. Kjo nuk do të thotë se kishte kontradiktë apo divergjencë, përkundrazi ishin kuptime dhe lexime të shumëfishta, të gjitha në favor të një pamjeje të plotë të tekstit. Sot, nëse transmeton (vetëm përcjellë) diçka të re,prej atyre që shohin kuptime të reja të Kuranit .. Dikush të bërtet në fytyrë: A mendoni se shoket e Muhamedit a.s. nuk e kuptuan Kur’anin? A mendoni se Zoti e zbriti Kuranin dhe gjeneratat e vjetëra nuk e kuptuan?


“Domethënia e re nuk nënkupton domosdoshmërisht heqjen e të vjetërës”.


Po si duket,kjo është shumë e vështirë për t’u kuptuar nga disa!. Halil Avdulli

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − = 13