E mundimshme bashkëjetesa me ata që vetëm veten e shohin në rrugë të mbarë

Jeta ka sprova dhe sfida ndër më të ndryshmet. Për të ecur tutje duhet zënë numrin e arritshmërisë në suksese dhe rezultate e kjo bëhet duke hyrë në anijen e mendimit kozmik. Në anijen e madhe që mendjet e ndritura shënojnë progres në fusha të gjithanshme në gjitha sferat si, ekonomi, shkencë, teknologji, politikë, ambient dhe paqe e harmoni me të gjithë.
Kjo është edhe rruga e vetme që mund ta bëj dikën krenarë dhe të quhet në rrugë të mbarë.
Rruga e mbarë është besimi në Zotin dhe porositë e Tij për punë, përkushtim, disiplinë dhe zotësi në jetë dhe zhvillim.
Nuk mund të themi se vetëm pse i takon në besimi të thuash jam më i miri, jam i vetmi, jam i pazëvendësueshmi, sepse kam këtë apo atë besim.
Më i miri e më i ndershmi është ai që nuk bën keq, është ai që me dijen e tij u shërben dhe lehtëson jetët e njerëzve, ai që me djersën e tij në punë ushqen dhe mirëmban familjen etj.
Më i miri është ai që i frikësohet Zotit, e frika është kur njeriu përkushtohet në mendje, dije, arsimim e punë dhe zhvillim.
Një shoqëri e cila synon majat e mirësisë dhe mirëqenies, duhet përkushtim e jo vetëm fjalë e vetëkënaqësi.
Shoqëri e ngritur është ajo që gjatë ecjes në rrugë mendon për Zotin e jo të mendoj për fatin e këpucëve të tij.
Të mençurit duhet të gjejnë formën e mënyrën për të bindur të vetëkënaqurit se janë më të mirët, t’i bindin ata se ka njerëz edhe tjerë që janë të mirë dhe në rrugë të mbarë.
Është pak e vështirë por përpjekja nuk duhet të mungoj për t’i bindur për të bashkëjetuar edhe me mendimet tjera që janë të llojllojshme por gjithsesi se e pasuron dhe begatojnë zhvillimin dhe avancimin në çdo sferë jetësore.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

24 + = 27