“E kur të harrosh, përmende Zotin tënd.”

E kjo bëhet duke e kujtuar dhe përmendur Zotin, sado shumë që përmendet, mundësia për gabim është minimale. Sepse kur Ai përmendet, zemra e njeriut është e qetë e butë dhe e dashur.
E lexoni citatin 24 të kaptinës KEHF në Kuran: “E kur të harrosh, përmende Zotin tënd…
Por si e kuptojmë ne këtë citat i cili vërtetë se është shumë alegorik dhe mund të kuptohet nga vështrimi gjuhësorë.
Por si mund të përmendet Zoti kur njeriu ka harruar që Ai është, që ekziston. Kurani e potencon bukur mundësinë dhe natyrshmërinë e harresës së njeriut. Por harresa nuk është mëkat, kurse vëmendja, meditimi dhe analizimi i gjërave e bëjnë personin të jetë në lidhje me Krijuesin.
Mund të themi edhe ndryshe, ndoshta kuptimi i citatit në aspektin alegorik është edhe ky, por Zoti e Di më së miri: Kur harron me përmend Zotin, përmende Zotin.
Të përmendurit e Tij është elementi kryesor që e mbanë të gjallë, të fuqishëm dhe të avancuar njeriun dhe me më pak gjasa për keq, mëkat e gabim.
Ndaj themi që veprimet tona bëhen për të ardhmen e jo për të shkuarën. Bëhen për brezat që vijnë e jo për ata që ishin.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + 1 =