E kujt i shërbeu i vetëquajturi Kalife, Bagdadi?

 Duke dashur ta stërmadhojnë të vetëquajturin Khalife dhe Kalifat, ithtarët që i besuan Bagdadit, shkuan edhe më larg saqë e quajtën edhe pasardhës i familjes së Muhamedit a.s.. Me sy mbyllur i besuan dhe iu nënshtruan. I besuan kur tha se në krah me ta janë edhe melekët e Zotit që po luftojnë me mbetjet e quajtura “muxhahidinë”. E bën Bagdadin melek, e llogaritën dhe e futën në listën e të përgëzuarve me xhenet. I besuan se po bën xhihad për të zbatuar në tokë sheriatin. E cka nuk i thanë tjetër duke i thurur lavde e duke e llogaritur edhe njeri direkt të Zotit në tokë. Edhe në vendin tonë dhe në hapësirat Shqiptare pati të atillë që e madhnuan Bagdadin duke i dhuruar atij qindra luftëtarë të kauzës së rrejshme.

Tani janë strukur këtu, ndërsa atje në vijat e frontit tanimë janë në kërkim të shpëtimit. As nuk ju ndihmoj Bagdadi, e as melekët e as Zoti. Mbetën duke u sorollatur nën gremina e në kodrina e male dhe shkretëtira. Shkuan për një jetë më të mirë, sipas tyre, por ishte e ditur se shkonin drejt ferrit. Por çfarë u doli, dhe si u erdhi përfundimi?! Nëse Bagdadi kishte kauzë të madhe, atëherë përse ai iku dhe u la? Nëse ai ishte i deleguar i Zotit, si është e mundur të përfundoj aq keq një i delegum?! Nëse do ishte nga familja e Muhamedit, ai do të çmohej edhe më shumë, por ai u fundos. Jo ai ishte vet djalli…! E shumëçka tjetër. E tëra ishte gënjeshtër e Bagdadit, mësuesve, librave, dhe ndjekësve të tij. Tanimë kanë mbetur në greminë e Bagdadi as që duket e as që deklarohet. A e shohin ata që i besuan se pas kujt u rreshtuan dhe çfarë fituan. A e shohin ata që flisnin për xhihad në Siri se si dështoj marrëzisht ky i quajtur xhihad? Themi; Kujt i shërbeu, pasiqë ai u thirrë në kauzë Islame dhe i besuan ca injorantë. Çfarë do na thonë sot ata që u rreshtuan pas tij, për Bagdadin?

Postime te ngjajshme