E kanë kuptuar më parë Kuranin dhe na thonë e keni të gatshëm kuptimin

Nga vet titulli i këtij artikulli kuptojmë shumëçka në lidhje më pretendimet, supozimet e disave që duan të na e bëjnë të njohur kuptimin e Kuranit me syrin e atyre që kërkuan shekuj më parë, dhe kjo nënvizon që ne duhet ta kuptojmë Kuranin me syrin dhe mendjen e tjetërkujt e jo me mendjen tonë. A qëndron një gjë e këtillë? Po tendenca për t ‘na ngulitur një kuptim të gatshëm ekziston, por edhe vullneti në anën tjetër është më i madh për të lexuar e kuptuar Kuranin me syrin dhe mendjen tonë e jo të atij, kushdo qoftë ai.
Ka thënë Ibn tejmije apo ibn ai dhe bin ky, se kuptimi është si në vijim. Ja ky është një slogan injorant dhe mohues e dhunues i mendjes sonë dhe kohës përparimtare në të cilën jetojmë. Filan dijetari e ka kuptuar kështu e ashtu, por në realitet çfarë përfaqëson ai dijetarë. Të tillët nuk kanë autorizimin e mohimit të mendimit dhe analizës së mendje ndriturve sot, e që në numër e dije janë të përmasave larg nga të quajturit ibn dhe bin filani.


Nëse duam një zhvillim e përparim të shoqërisë, atëherë atyre nuk duhet mohuar e drejta e leximit e kuptimit të çdo gjëje, me trurin e tyre e jo t’u ofrohet mendim e kuptim i gatshëm, kur dihet se kuptimi dhe komentimi i kaluar i Kur’anit është vetëm mendim por nuk është i shenjtë dhe nuk është tekst Hyjnorë por është mendim njerëzor. Mendimi njerëzor nuk bën t’u “shitet” njerëzve si mendim i Zotit. Duhet të kalojnë kohët e errëta kur mjaftonte që dikush të thotë: Kanë thënë dhe heshtni. Krejt e kaluara i takon të kaluarës dhe vetëm historisë e asgjë më shumë. Leximi, kuptimi, komentimi dhe interpretimi i Kuranit nuk gjen mbështetje sot me atë se çfarë kanë thënë shekuj më parë anonimët. Sot nuk jemi në kohën kur vetëm një njeri di të shkruaj e lexoj, sot bota është e stërmbushur me intelektual të shkallëve të larta që kanë bërë gjëra e të arritura e që mendjet e kaluara as që mund t’i imagjinonin. Ne duhet ta lexojmë e kuptojmë fenë me trurin tonë e jo me trurin e atyre që ishin.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 80 = 82