“E bën veten skllavë vullnetarisht”.

Të jetosh me iluzione tërë vitin e të presësh që për një moment realizimin e ëndrrave është një absurd në vete. Puna, angazhimi, studimi e shkenca për njerëzit me iluzione nuk është në plan të parë për të mos thënë nuk është në plan fare. Tërë vitin asnjë vëmendje e aspak interesim për jetesën, e pret natën e fatit, natën që mendon se plotësohen dëshirat për vitin tjetër e kështu vazhdon me iluzione boshe.Njeriu ka rol dhe esenca e krijimit të tij është gjallëria e ndershme në tokë, jetesa dhe ndërtimi e shijimi i mirësive të tokës e botës.Njeriu ka detyra, obligime dhe përgjegjësi në këtë botë.

Nuk mund të aspirojmë botën tjetër kur tërë jeta kalon me iluzione dhe dembeli.Me çfarë të drejte disa e bëjnë veten vullnetarisht robër dhe skllavë të mendimeve të gatshme e iluzioneve që vetëm një ditë në vit presin të sjellë fatin dhe gëzimin. Jeta është fat e gëzim, arritje dhe mirësi, por kjo bëhet me punë, djersë e përpjekje e jo duke ndjekur mendime të gatshme, të huaja dhe të dëmshme.Njeriu është i lirë, s’ka skllavëri e as robëri. Por janë grupet e errëta ideologjike që nën petkun e fesë duan të prodhojnë njerëz që me vullnet, vullnetarisht e me shumë dëshirë e bëjnë veten robër. Rob i mendimit të sajuar, rob i të quajturve të shenjtë, rob i iluzioneve dhe halucinacioneve të shumta.

Rob i mendimit se kjo botë s’është për myslimanin por është për tjerët.Edhe këtë botë edhe tjetrën e fitojnë dhe shpërblehen ata që punuan, ndërtuan dhe u shërbyen e lehtësuan jetën e njerëzve, e jo ata që e vështirësojnë dhe thërrasin për pritjen e gjatë të natës së realizimit të fatit, që realisht nuk vjen. Nuk vjen sepse është, por atë duhet kërkuar dhe ndjekur në çdo hap, me vepër e jo duke qenë rob të mendimit anonim.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 34 = 40