E bën gabimin kurse fajin ja le shejtanit.!

E cilëson dhe e proklamon besimin në Zotin dhe shihet se kinse po i praktikon mësimet e tij kurse në realitet në veprime gjendet në ato që janë në kundërshtim të asaj që beson, dhe në fund thotë se Islami nuk është kështu.Njeriu është e vërtetë se është gabimtar dhe natyra e krijimit të tij është e atillë që edhe mund bëj gabime.

Por e rëndësishme është që gabimet të jenë të pa qëllimshme dhe jo të mëdha e të dëmshme për tjerët.Por të krijosh veten si fenomen për gabim e për të gabuar, është e rrezikshme dhe me dëme të mëdha.Të këtillë ka njerëz, që thonë jemi besimtarë kurse kanë urrejtje dhe nxisin në urrejtje, janë agresiv dhe shquhen për agresivitet.\

Të thotë se Muhamedi nuk kishte zili dhe nuk ishte agresiv, kurse vet edhe në pamje edhe në vepër është ziliqarë dhe agresiv.E bën gabimin kurse e fajëson shejtanin. Nuk ishte vepër imja por e shejtanit, kështu rrjedh përgjigjeja.Këtë e Di Zoti se kush e bëri veprën.

Nuk mund të akuzosh atë që nuk duket për veprimin e gabuar, gjykimin duhet bërë atij që bën veprën e gabuar, pra njeriu e jo shejtani.Çështja e djallit është krejtësisht temë në vete që duhet folur për te psikologët.Zilia, urrejtja, agresiviteti dhe përgojimi janë vepra që i do djalli-shejtani, por këto i praktikon njeriu. Këtu pra është e keqja e rrezikshme.\

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2