Duke diskutuar vetëm për të kaluarën, sjell injorancë në kontinuitet

Instituti Amerikan Boston Dynamics, prej disa viteve ka filluar projektin e robotëve me lëvizje dinamike, që pritet ta ndryshojë konceptin e pajisjeve mekanike në të ardhmen. Kjo pa dyshim që do të qon në një revolucion të vërtet ku pritet që këto pajisje mekanike t’i bëjnë konkurrencë qenieve të gjalla. Kjo konkurrencë nuk do të ndalet vetëm në kufirin e lëvizjes dinamike të tyre por, do të përfshihet në këtë konkurrencë edhe mënyra e të gjykuarit të këtyre pajisjeve, të logjikuarit e tyre si dhe vendim marrja e tyre.
Disa video të shpërndara nga instituti në fjalë kohë më parë tregojnë qartë se ku ka arritur ky projekte, duke ekspozuar në to pamje që tregojnë se këto pajisje/makina, mundë ta zëvendësojnë njeriun në shumë punë, siç edhe mundë të gjenden në vende të rrezikshme ku jeta e njeriut është e kërcënuar.


Përballë kësaj, para pakë ditëve njëri nga dijetarët e Arabisë Sauditë arriti (për herë të dytë pas Ibën Bazit) me demantu teorinë e rrotullimit të Tokës! Arabia Saudite arriti (me të mirat e Allahut dhe begatitë e Tij siç u shpreh përgjegjësi i kësaj fushate) që ta thyej rekordin e Gjenisit duke ofruar pjatën më të madh të hurmeve.
Para kësaj Egjipti kishte thyer rekorde duke ofruar pjatën më të madh të “kusheri-ushqim me oriz” dhe Libani me një pjatë të “Humsit- ushqim”, si dhe qeveria e Sirisë me një flamur më të gjatë!.
Le të kërcejmë përpara (për disa vite), të paramendojmë se çdo të ndodhë kur t’i shohim këta robot duke ecur nëpër rrugë, apo duke punuar nëpër fabrika, ose në laboratori të ushtrive. Mendojë se dialogu i shumë prej muslimanëve (jo të gjithëve natyrisht), nëse e shikojmë nga aspekti fetar, besojë që do të jetë kështu; ata do ta sfidojnë perëndimin (duke përdorur betimet më të vrazhda) nëse perëndimi do të ketë mundësi për të krijuar krahun e mushkonjës (e as që do të munden ndonjë herë.
Hoxhallarët dhe teologët- sipas tyre) ngase kjo është e vërtetuar me Kuran, ashtu siç sfiduan në vitet e tetëdhjeta në lidhje me foshnjat në epruvetë (ngase për atë që ka në embrione nuk e din kush pos Allahut), kurse pabesimtarët patën sukses në klonimin e qenieve të gjalla plotësisht nga një qelizë e vetme në laborator e cila është marrë nga një pjesë e veshit të një qenie origjinale, duke arritur kështu që të nxjerrin nga ajo shumë qenie të reja, përmes metodës që bie në kundërshtim dhe me ligjin e Allahut të madhërishëm, që vendosi që këto qenie të lindin përmes kontakteve intime të rëndomta, ku bashkohet sperma me vezorët. Kemi edhe rastin tjetër para disa viteve kur ata arritën me deshifrua hartën gjenetike të njeriut, që ua mundëson shkencëtarëve ndryshimin e cilësive tek lindjet e reja, si dhe karakteristikat e tyre organike. Dhe si zgjidhje e fundit për krizën e aktuale (në vend se ta pranojnë se e kanë gabim) nuk do tu mbetet tjetër veçse të drejtohen ka zgjidhja fondamentale, që zakonisht vjen me një ndalim/ haram total, apo me vendosjen e normave të sheriatit, që pa dyshim do të jenë të rrepta për këtë çështje. Kjo do të jetë si një lloje prove për ta dëshmuar prezencën e tyre si dhe të Fesë në çdo detaj, çoftë me shembull apo me demontimin e tij!!.

Ky është qëndrimi i dijetarëve të fesë me prapavijë shkencore; si dr. Zaglul Nexhar, inxh. Abdudaim el-Halil, zbuluesi i teorisë “dashuria vret qelizat e trurit” dhe dr. Mensur Kejali i teorisë “def’a nefath”. Pastaj do të fillojnë bisedën rreth mrekullisë shkencore të Kuranit, duke pretenduar se këtë zbulim e ka vjedhur perëndimi nga muslimanët, duke e nxjerrur nga komentimi i ajetit (KHJAS) në fillim të sures “Merjem”. Nga ana tjetër do të shohim se shumë nga të rinjtë musliman që mendojnë se janë më real dhe më të hapur; do të fillojnë me shpërnda video me pamje të këtyre robotëve që i përmendëm më lartë, duke thënë: “shiko se si po lëvizin këta robotë sikur me qenë gjallesa.. subhanallah”, nëpër fejsbuk e tviter, dhe do të fillon populli me bë dhjetëra mijëra llajke, dhe do të lexojmë komentet rreth këtyre publikimeve si vijon: ( sa do që të përparojnë dhe çfarëdo që bëjnë në funde ata janë duke e emituar atë që e ka krijuar Allahu.. e falënderojmë Allahun për mirësinë e Islamit) … ( thuaju kjo kënaqësi e kësaj botë është e vogël ndërsa bota tjetër është më e mirë për të devotshmit). Në dukje këto fjalë janë neveritëse dhe përqeshje, me të vërtet, kështu është ngase askush nuk po jep përgjigje dhe shpjegime për shumë realitete shkencore që janë të vërteta tanimë, e që në realitet po bien në kundërshtim me të kuptuarit klasik të fesë. E në vende të kësaj preferojnë të kërkojnë nga ne që të dorëzohemi dhe të kërkojmë falje, e mos të thellohemi në pyetje nga frika se mos po na shpijnë në kufijtë e dyshimit në fe. Mirëpo, në realitet substanca e kësaj që u tha është larg talljes me fenë të cilën e kishte kuptuar h. Omeri dhe qëllimet e synimet saj që i kishte vendosur Allahu. Këto qëllime që nuk i kuptuan shumica e muslimanëve të cilët janë përgjegjës për atë që kanë arritur gjërat deri sot. Sa do që të arrin niveli i talljes dhe i përqeshjes, prapë nuk do të mundë ta arrinte nivelin e përqeshjesh në të cilin ka arritur ky ymet sot, i cili beson se është “ymeti më i mirë që ka parë njerëzimi ndonjëherë”, dhe beson se në funde koha do të kthehet kah ata, e do të ngadhënjejnë mbi pabesimterët me shpata dhe me maje të shtizave, mbi xhëmimet e kuajve! Kthehemi te projekti në fillim që na shpiu në këtë bisedë, ai që e financon institutin Boston Dynamics, është korporata Google, të cilën e kanë formua dy studentë të fakultetit në moshën 20 vjeçare. Dhe sikur këta dy të ishin nga vendet arabe dhe të punonin për idenë (makina e hulumtimit)-fjala është për Google, do të bëheshin objekt tallje dhe përqeshjes nga njerëzit me një anë, si dhe objekte sulmi nga ana e përgjegjësve fetarë. Nga arsyeja se projekti i tyre do të shpije në përgojim dhe do të mundëson hyrjen në intimitetin e nderin e njerëzve, dhe do të ndihmon në përzierjen mes meshkujve dhe femrave, gjë të cilën e konsiderojnë kufer-dalje nga feja, dhe shpifje ndaj Allahut! dhe luftë kundër Tij dhe kundër të dërguarit të Tij… mos u habitni! Hulumtuesi Raif el-Bedevi është arrestuar për gjëra shumë më të vogla se kjo, dhe është akuzuar më po të njëjtat akuza. IJAD SHERBEGJIU

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + = 26