Duhet rifillim i qartë për të kuptuar Kur’anin dhe sqarimet profetike.

Në fund të shekullit të 19 e në fillim të shekullit njëzetë pati të atillë që tentuan reformimin e Islamit, kuptohet në gjëra të cilat nuk kanë të bëjnë me bazat dhe fundamentet e saj. Muhamed Abdou dhe Jemaluddin Afgani ishin dy dijetarë dhe mendimtarë të shquar që tentuan të vëjnë orientim në binarë të kohës dhe aktualitetit. Por ata nuk mundën të shkojnë më tutje, prapë mbetën pothuajse tentimet e tyre vetëm përpjekje. Ixhtihadi apo përpjekja megjithatë u ndalën në tre shekujt e parë. Çështjet mbetën të shekujve të kaluar, duke mos arritur reformimin në kohë dhe aktualitet. Këta dy dijetarë u shantazhuan, u kritikuan dhe u sulmuan ashpër. Përkundër që ata synonin diqka tjetër nga ajo që e interpretonin kundërshtarët. Shekulli njëzetë ishte moment kur u paraqit një përpjekje për “reformë” të Islamit dhe fillim i politikës “islame”: Duam të kemi Islam mesatarë, thirrën. Që i bie që nëse nuk ke pushtetin në dorë duhet të jesh mesatarë, i kujdesshëm derisa të hjeket mjegulla e që i bie që në momentin që kemi pushtetin në dorë atëherë duam Islam tjetër. Por për çfarë Islami mund të bëhet fjalë nëse lëvizjet për politikë “Islame” e marrin në dorë forcën dhe ekzekutivin? Lojërat, pro dhe kundër, këndej e andej janë të dëmshme nëse vazhdohet me objektiva të përshtatura të liderëve të politikës “Islame” Ne e lexojmë Islamin siq na e mësoj Zoti e jo siq na e mësuan grupet, lëvizjet dhe Isis-at. Respekti dhe nderimi ndaj Muhamedit a.s është respekt ndaj shpalljes e shpallja është Kur’ani. “ Ne të dërguam ty Mëshirë për mbarë botërat” Kur’ani. Ne pyesim se si manifestohet nga muslimanët mëshira? A mendoni që mëshira manifestohet duke vrarë njerëz, duke i djegë për s’gjalli, duke vrarë atë që politika jote e cilëson si murted-të dalur prej feje? Jo, Islami nuk është ky. Mesazhi Kur’anor është tjetër nga ajo që pretendoni. Shumë gjëra iu mveshën Muhamedit a.s pas vdekjes së tij. Atij i atribuan gjëra që ai nuk i kishte dhe as që i lejonte. E meta dikun është, ajo nuk mund të jetë në Kur’an. Prandaj ndoshta duhet të mendojmë se duhet një rifillim i qartë i përpjekjeve për të kuptuar Kur’anin dhe sqarimet profetike.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

66 − = 59