DISIPLINA.!

Zbatimi i detyrueshëm i disa rregullave të caktuara nga të gjithë anëtarët e një kolektivi; zbatimi i rreptë e i përpiktë i ligjeve, i vendimeve ei kërkesave të caktuara në një fushë të veprimtarisë shoqërore; bindja që formojmë për zbatimin e këtyre rregullave e kërkesave; rregulli që vendoset nga zbatimi i tyre.

Disiplinë e ndërgjegjshme. Disiplinë shembullore (e fortë, e rreptë, e shëndoshë, e hekurt, e dobët). Disiplina shtetërore. Disiplina proletare. Disiplinë ushtarake. Disiplinë financiare. Disiplinë teknike (shkencore). Disiplina e planit (e prodhimit). Disiplina në punë. Mungesa (shkelja) e disiplinës. Rregullorja (rregullat) e disiplinës. Forcimi i disiplinës. Shembull disiplinë. Vendos (mbaj) disiplinën. Thyen (prish) disiplinën. Atje s’ka disiplinë.

Ka vetëm një disiplinë. Nuk ka dy disiplina. Kështu e sqaron çështjen e disiplinës në analist arab që ka lindur dhe që jeton në perëndim, Ijad Sherbexhi. Por ja se çfarë u thotë bashkkomasve të tij e sidomos refugjatëve: Ju do të emigroni në perëndim, atje ju do të keni disiplinë ndaj ligjit, nuk guxoni të hidhni cigaren në rrugë, nuk do të tejkaloni shpejtësinë e makinës, nuk mund të pini duhanin kudo që dëshironi, do të bartni rripin e sigurisë në makinë, rrugën nuk mund ta kaloni ashtu si jeni mësuar dhe si dëshironi kudo, do të vendosni edhe sigurinë për fëmijët tuaj në pjesën e pasme të makinës, do të ndaleni për të pritur në semafor..etj.

Sikur ta bënit ligjin në vendet tuaja dhe ta zbatonit atë me këtë përpikëri, ju nuk do të kishit nevojë të emigronit, por ju nuk e bëtë këtë në vendet tuaja, ndaj respektoni vendin dhe rregullin e mikpritësve.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

31 − = 21