DISA TË DHËNA HISTORIKE PËR EZANIN DHE MINARET SI PJESË E XHAMISË

Në ditët e para të hixhretit- kalendarit lunar , Muhammedi a.s.dhe shokët e tij luteshin duke mos e përdorur thirrjen për namaz , e njohur në Islam si“Ezani”. Historiani njohur për biografinë e të dërguarit Muhammed a.s. Ibni Hishami (vd.833 G) në librin e tij :” Es-siretu en-nebevijeh”, ( Biografia e Muhammedit a.s.) lidhur me mënyrën e faljes së namazit thotë: “ Kur Muhammedi a.s. kishte emigruar në Medine, shokët e tij- as-habët tuboheshin rreth tij për të falur namazin pa e përdorur ndonjë thirrje të veçantë. Me kalimin e kohës, shoqëruesit e tij të afërt filluan të jepnin propozimet e tyre të para lidhje me formën e sinjalizimit të të tjerëve për fillimin e kohës së namazit. Një grup i tyre po mendonin të përdornin metodën e hebrenjve, ndërsa një grup tjetër atë të krishtere. Mirëpo, asnjëri dhe as tjetri nga dy propozimet nuk ishte marr në konsideratë, derisa njëri nga sahabë, i quajtur me emrin Abdullah bin Zejd bin Thealebe (590 G) ishte afruar tek i dërguarit a.s. duke i shpjeguar atij se si ai kishte parë në ëndërr mënyrën më të mirë të thirrjes së njerëzve në namaz, gjegjësisht përmes përdorimit të një forme të re të quajtur “Ezan”.

Propozimi i Thealebes i kishte pëlqyer Muhammedi a.s, dhe menjëherë e kishte ftuar Bilal bin Rebah El-habeshiun (vd. 20 H) që të thërret ezanin e parë, si shenjë e veçantë e myslimanëve për t`i ftuar besimtarët në lutje kolektive. Sipas kësaj të dhëne historike, Bilali ishte myezini-thirrësi i parë i ezanit në historinë islame. Ai zakonisht ngjitej në sipërfaqen më të lartë të xhamisë dhe me zë të lartë i ftonte besimtarët në namaz. Vlen të theksohet se xhamitë e para në islam, të ndërtuara para sundimit emevit (632-661 ) ishin pa minare, prandaj në mungesë të tyre njerëzit detyroheshin të përdornin sipërfaqe të larta të shtëpive ose mure të cilat ishin afër xhamisë. Lindja e parë e minareve: Sipas të dhënave historike, minarja e parë ishte ndërtuar me urdhrin e kalifit Muavije bin Ebi Sufjan Meslemeh bin Muhlid në xhaminë e Omer Ibn el-Ass në Egjipt, ( 641-642) për t`u zgjeruar më pas edhe në viset tjera islame.

Për fat të keq sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë historike e këtyre minareve të ndërtuara në shekullin e parë hixhrij. Sipas të gjurmuesve arkeologjik , minarja më e vjetër e cila ka mbijetuar deri më sot është ajo e xhamisë El-Karvejejnë në Fe`s të Marokut (viti 859 G.), të cilën e kishte ndërtuar Ukbe Bin Nafi`ë ( 622-683 G), në vitin 50 H.,gjegjësisht në vitin 680, sipas kalendarit gregorian. Kjo minare besohet se është rindërtuar dhe meremetuar disa herë deri më sot. Ajo përbëhet nga tre kate. Kati i parë dhe i dytë ishte ndërtuar në kohën e sunduesit Hisham bin Abdul Melik( 691-743 G), kurse kati më i lartë i saj në shekullin e V-të hixhrij. Emri i vendit prej nga është thirrur ezani ndryshonte, varësisht prej pozicionit gjeografik dhe kohës të cilës i takonte. Në fillim, në pjesët e Shamit ( Siri, Palestinë, Jordan, Liban), vendi nga është thirrur ezani është quajtur “ es-sevme’atu”.

Arkitektura dhe stili i minareve të para i ngjanin pjesëve të larat të kishave të ngritura për kambana në formë katrore, të cilat në fjalorin arab njiheshin me emrin Es-sevme’atu. Gjeneratat e para të myslimanëve në Sham, ezanin e thirrshin nga lartësia e kishës, e cila në atë kohë ishte shndërruar në xhami, e njohur sot me emrin “ el-Mesxhid el Emevij “ (715 g), e cila gjendet në Damask. Me kalimin e kohës minaret kanë marr forma të ndryshme dhe janë standardizuar, arkitektura e të cilave nuk është identike në të gjitha vendet e myslimanëve në botë. Tek ne dhe në Ballkan dominon arkitektura osmane, kurse në Arabi deri vonë ka dominuar arkitektura Afrikës veriore gjegjësisht e Marokut.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

88 − = 81