DISA POROSI TË RILINDASËVE PËR FENË TEK SHQIPTARËT

Shqiptarët falë predikimeve të drejta të prijësve të tyre fetarë, që herët i kishin kuptuar faktet e rëndësishme hyjnore duke kuptuar fenë në përgjithësi, si vlerë shpirtërore të çdo njërit e jo si element përçarës.
Respekti ndërfetar i popullit shqiptar, mbështetet në vetëdijen kombëtare dhe në faktin se të gjithë shqiptarët të të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët.
Tomas Ë. Arnlod ka në këtë kontekst ka nënvizuar:“Myslimanët shqiptar, sikur edhe të krishterët flasin me një gjuhë, kanë traditat dhe moralin e njëjtë, nuk kanë fare urrejtje, sepse me gjenerata nuk kanë pasur armiqësi. Faktori fetar nuk ka qenë shkak për përçarje mes tyre “ .
mes tyre “ .
-Sami Frashëri shkruante : “ Ndarjet në besim nuk sollën çarje në mes të shqiptarëve. Gjendjet e besimit, jo vetëm në vendet e lindjes, por edhe në Evropë, e në vendet e ndriçuara me qytetërim, shumë herë kanë nxjerr vrasje të mëdha e të tmerruara; Në Shqipëri, këto grindje nuk ndihen dhe kurrë në këtë vend s`kanë ngjarë” .
“…..T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë,n’udhët të drejtësisë…në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje,ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim,një besë.
– Ndërkaq Fan S. Noli këtë dukuri tolerante të shqiptarëve e sqaron si më poshtë: “…. Megjithëqë elementi mysliman ka shumicën në Shqipëri, nuk besoj të ketë një shtet të qytetëruar, ku të mbretërojë aq tolerancë feje, sa në Shqipëri”
-Vehbi Dibra, një patriot dhe dijetar i madhe i fesë Islame, popullit i drejtohet edhe me këto fjalë: “Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë. Të kemi dashuri edhe për bashkatdhetarët e krishterë, sepse edhe ata i kemi vëllezër e s’kemi si ndahemi. Të përpiqemi edhe për të mirën e tyre si për veten tonë…Ta duam njëri-tjetrin, të kapemi dorë për dore e të ndjekim një rrugë të përbashkët…t’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje,janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri !

Autor : Xhabir Hamiti

Postime te ngjajshme