Disa mendojnë se ky Virus është ndëshkim, unë nuk mendoj se Zoti ndëshkon…

Mr. Besnik Humolli i cili është me profesion: Nutritionist ka dhën mendimin e tij rreth virusit i cili ka kapluar vendin. Ndër tjerash ka shkruar se ka disa që mendojn se ky virus është ndëshkim nga Zoti por përsoni në fjalë e demanton këtë duke thënë se Zoti nuk e denon foshnjen e as të moshuarin përkundrazi Zoti i bekon foshnjet dhe njerëzit e moshuar, lexojeni artikullin e plotë:

Një mendim i imi personal rreth kësaj krize globale që po ballafaqohemi të gjithë, normal duke u bazuar në shkencë – epidemiolog boteror dhe në logjiken time të shendoshë që ma ka dhuru Zoti..!

Një pjesë e njerëzve mendojnë se pushtetarët nuk e kan menagjuar mirë situatën, madje i fajësojnë ata për përhapjen e coronavirusit. Për mendimin tim çfarëdo masa që ndërmirren nga politikanët nuk mund të ndikojnë në imunitetin tonë (imuniteti varet 50% prej gjenetikës dhe 50% prej ushqyerjes dhe aktivitetit fizik) e as në mirëmbajtjen e higjiens sepse ajo është personale dhe mesohet qysh në fëmijeri, pra politikanët nuk e kanë në dorë shëndetin tonë !

Një pjesë tjetër mendojnë se Zoti e ka derguar këtë virus për ti ndëshkuar njerëzit se po bejnë keq, une nuk mendoj se Zoti i ndëshkon foshnjet (kur dihet se edhe ato janë të prekura me coronavirus) dhe njerëzit e moshuar që janë më të prekurit nga ky virus, përkundrazi Zoti i bekon foshnjet dhe njerëzit e moshuar !

Një pjesë e njerëzve ende beson ne ide konspirative se kinse Amerika e ka perhapur këtë virus për çështje ekonomike, po të ishte kjo e vërtetë Amerika nuk do te ishte tashmë vendi më i prekur dhe më i dëmtuar në botë !

Disa mendojnë se duke u fshehur në shtëpi do t’ia hedhin virusit, madje disa po besojnë se ai për pak muaj edhe do të zhduket përfundimisht !Sipas epidemiologve botëror, coronavirusi si gjithë viruset e tjerë do të jetë prezent për shumë vite me radhë, mirëpo çdo vit ky virus do të dobësohet kurse imuniteti ynë do të forcohet dhe keshtu ky cikel do të vazhdojë deri sa coronavirusi të mbetet i barabartë me viruset tjerë sezonal !

Nga ky tranzicion do të perfitojmë me tepër se sa nga vaksina që ende nuk dihet a do te jetë ne dispozicion vitin tjetër !Unë mendoj se coronavirusi ashtu si edhe viruset tjerë është proces i Natyrës, i cili përveç tjerash ka per qellim forcimin dhe rritjen e imunitetit, sepse me kalimin e kohës bota pëson ndryshime (siç është ngrohja globale, ndryshimet e ozonit, oqeaneve, etj) dhe krahas kësaj edhe njerezit duhet të evolojnë dhe t’ju bëjnë ballë ndryshimeve globale !

Sipas epidemiologve botëror 75% të njerëzve e tejkalojnë coronavirusin pa pasur simptoma, që do të thotë se shumica e njerëzve e kanë imunitetin e fortë dhe e mundin virusin pa pasur nevojë për trajtim dhe medikamente, kurse 25% e atyre që e kan imunitetin më të dobët (si shkak i gjenetikës, keq-ushqyerjes, apo sëmundjeve tjera ekzistuese) preken nga ky virus dhe kanë nevojë për trajtim ku pastaj vetëm 3% të tyre vdesin sepse imuniteti i tyre i dobet nuk mund ti perballojë ndryshimet patologjike !

Shifrat e njerëzve të prekur me coronavirus mund të duken të medha por perqindja e tyre që vdesin është e vogël, këtë më së miri e tregojnë statistikat të cilat mund ti percjellim çdo ditë, andaj nuk duhet bërë panik sepse fundja njerezit vdesin e lindin çdo ditë !

Paniku që është krijuar në gjithë globin është rezultat i ekzagjerimit të informatave përmes rrjetëve sociale, internetit dhe mediave, madje disa e bejnë edhe për perfitime personale duke shpërndarë sa me shumë video me njerez të sëmurë që shumica prej tyre nuk i perkasin gjendjes aktuale !

Masat izoluese që janë ndërmarrë së fundmi nuk mendoj se ndikojnë në dobi të shendetit tonë, përkundrazi cenimi i levizjes së lirë ndikon negativisht në shëndetin fizik e sidomos në atë psiqik !Sidoqoftë ne si qytetarë të thjeshtë nuk kemi forcën fizike e as juridike të ndryshojmë proceset globale, por të paktën mund të kujdesemi për shëndetin tonë, sepse pas nje kohe coronavirusi do të harrohet kurse shëndeti fizik dhe psiqik do të na percjell gjatë gjithë kohës!

Pra pavarësisht gjendjes kritike me të cilën po ballafaqohemi të gjithë, ne nuk duhet të stresohemi sepse stresi çrregullon sistemin hormonal dhe metabolizmin, duhet të ushqehemi sa më shëndetshëm për ta forcuar dhe rritur imunitetin, si dhe duhet të bejmë aktivitet fizik në kushte shtëpie për ta pastruar organizmin nga bakteret dhe radikalet e lira !

Shkruan: mr. Besnik HumolliPersonal Trainer and Sports Nutritionist

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 4 =