Disa këshilla nga njerëz të urtë e të dijes:…

Disa këshilla nga njerëz të urtë e të dijes:

Lërjani Zotit disa punë e mos i merrni krejt vet në dorë Mos merr dije me qëllim të krenohesh para shokëve, kërko për vete e thuaj O ZOT më jep dituri
Mos u ngut me tentua me marrë krejt njohuritë se nuk mundesh, a e di pse nuk mundesh: Sepse ato nuk shteren kurrë, nuk hargjohen.
Mos u mundo me i mësua krejt punët e dynjasë se nuk është qëllim që je në këtë dunja.
Lidhe zemrën tënde, brendinë tënde me Zotin dhe beso se ai nuk të merr në pyetje për diçka që nuk mundesh. Ai nuk ngarkon më shumë se që mundesh. Zoti nuk të gjykon në atë që nuk e di, por të gjykon kur flet për atë që nuk e di
Mëso ngadalë në jetë e mos i hulumto e as mos i përcill punët e tjerëve, shih veten, merru me veten tënde ndreqe veç veten.
Leja do punë Zotit se ja ke dhënë krejt vetes.
Nëse te doket që krejt njerëzit nuk janë mirë, atëherë bënu ti i miri e ja nis dynjaja prej fillimi.
Nëse krejt të duken patriota me bateria, atëherë bënu ti patriot pa bateria e ruaje KOMBIN TËND.
Nganjëherë tu u mundua me i ndreq tjerët e prish veten.
CKA NA KA DHËNË ZOTI?
Veshët, sytë, zemrën, mendjen, shëndetin dhe ushqimin… Në rregull, tregoju pra njerëzve të mirën e mos e zgjatë më shumë, leja më pas në Dorë të Zotit e ti pusho pak.
Mos u pikëllo nëse s’mundesh me i ba gjithë si vet ( i mirë) se nuk mundesh. Lërini njerëzit me telashet e veta e punët e tyre, merru vetëm me veten, ndreqe veten se për veten ki mu marrë në pyetje nga Zoti e jo për tjerët.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

21 − 11 =