Dikur “luanë” kurse sot kërkojnë vrimën e miut

Rezistencën qytetare kundër pushtetit diktatorial në Siri, ekstremistët u përkujdesën që ta shndërronin në një luftë disa vjeçare që mori jetën e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm.

Organizata terroriste ISIS rekrutoi njerëz nga e tërë bota, për t’iu bashkuar asaj.

Krejt propagandimi u bë duke keqpërdorur fenë dhe duke i manipuluar njerëzit përmes fesë.

Të dehur nga llahtaria e krimeve që kyenin ndaj popullatës së pafajshme e të paarmatosur, mercenerat e ISIS-it, prej të cilëve kishte nga Kosova e Shqipëria, vetëquheshin luanë.

Vetëquheshin luanë, ngase vrisnin e përdhunonin, tregonin forcën ndaj të hallligëve, pleqëve, të pambrojturve dhe grave.

I thonin vetës luanë se dhunonin gratë e ndershme, se i bënin fëmijët jetim, se plaçkitnin e shkatërronin.

 

Mirëpo ngadal iu dështoi kalifati dhe halifja.

Tash kur u është afruar fundi dhe frika u është futur në palcë, “luanët” e dikurshëm po kërkojnë vrimën e miut për tu fshehur e strukur.

A thua vallë ku mbeti trimëria?!

Si dështoi kalifati që ishte në “rrugë të Zotit”!

Si u zhdukë kalifi “trim e luan”!

Si është e mundur që ata “luana” të kërkojnë të kthehen në vendet “pabesimtare”!

Ku mbeti xhenneti me hyrija.

Shkuan ta vrasin e të shkatërrojnë kurse shumë prej tyre u mbetën familjet nëpër shkretëtira.

Nuk e deshën atdheut e familjen, por kalifin gënjeshtar që i la në baltë.

Zoti nuk e do të padrejtin e tiranin.

Thirrja në emër të Zotit, vetëm se ua solli atyre ndëshkimin dhe poshtërimin nga Zoti.

Dikur “luanë” e sot minj, kështu përfundojnë tiranët e të prishurit.

Gjaku, lotët dhe rënkimet e viktimave të pafajshme do t’i përndjekin zullumqarët në këtë botë, e deri në amshim./foltash/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

56 − = 49