Dijetarët më të mëdhenj hanefij të fikhut përgjatë historisë!

Zufer b. Hudhejl (728-775). I nisur në Isfahan dhe ishte ndër nxënësit më të zgjuar të Ebu Hanifes. Nuh b. Ebi Merjem (v. 789). Nxënës i Ebu Hanifes. Kasim b. Me’an (v. 791) . Ishte nxënës i Ebu Hanifes. Ebu Jusuf (731-798) Ishte nxënësi më i zellshëm i Ebu Hanifes.
Jahja b. Zekerija (v. 799). Ishte ndër nxënësit e njohur të Ebu Hanifes. Shekulli IX Shejbani (749-806). Ishte nxënësi më i zellshëm i Ebu Hanifes, pas Ebu Jusufit. Esed b. Amr el-Bexheli (v. 806). Ishte njëri prej dhjetë nxënësve të parë të Ebu Hanifes.
Hafs b. Gijas (735-810). Ishte nxënës i Ebu Hanifes. Veki b. El-Xherrah (746-812) Ishte nxënës i Ebu Hanifes Ebu Mut’i el Belhi (v. 814). Ishte nxënës i Ebu Hanifes dhe transmetuesi i veprës “Fikhu’l-Ekber” të Ebu Hanifes. (Këtë vepër e kemi përkthyer në gjuhën shqipe në bitin 1999. Bashkësia Islame e Kosovës e ka botuar në bitin 2000.
Hasan b. Zijad (734-819) Ishte ndër nxënësit e njohur të Ebu Hanifes. Ismail b. Hammad (v. 827). Ishte nipi i Ebu Hanifes dhe nxënësi i Ebu Jusufit.
Ebu Hafs el-Kebir (767-831). Njihet me disa qëndrimet kritike ndaj mendimtarëve paraprak hanefij. Bishr el-Gijas el-Merisi (v. 833). Ishte nxënës i Ebu Hanifes.
Isa b. Eban (v. 836). Në kohën e Mehdiut ishte kryegjykatës i shtetit islam. Ibn Sema’a (747-847). Nxënës i Ebu Jusufit, Shejbanit, Hasan b. Zejjadit. Në kohën e Halifes Me’mun, ishte kadiu i Bagdadit. Bishr b. Veli del-Kindi (v. 867). Sipas disa burimeve ishte dijetar shafiit. Halifja Me’mun e emron për kadi të Bagdait në vend të Ibn Sema’as.
Hilalu’r-Rej (v. 858). Ishte nxënës i Ebu Jusufit dhe Zuferit. Hassaf (797-874). Një ndër muxhtehidët më të mëdhenj të kohës. Ibnu’s-Selxhi (797-879) Ndër njohësit më të mirë të kohës në fikh, hadis dhe kiraete. Bekkar b. Kutejbe (798-864). Ndër dijetarët heneci më të njohur të kohës kur jetoi. Shekulli X
Ebu Hazim el-Kadi (v. 906). Autori i librit të njohur Edebu’l-Kadi. Ebu Seid el-Berdai (v. 929). I lindur në Azerbejxhanin e stoshëm. Vdiç në haxh si pasojë e kryengritjes keratite që kishte ndodhur.
Tahaviu (852-933). Ndër dijetarët hanefioj më të njohut në Egjipt. Autori i el-Muhesar. Maturidiu (v. 944). Ndër dijetarët më të mëdhenj të Kelam-it në historinë islame. “Themeluesi” i medhhebit maturidij në kelam. El-Hakimu’sh-Shehid (855-945). Në Nisabur dhe Horasan prej tij janë dëgjuar dhe mësuar shumë hadithe të pejgamberit a.s.
Kerhi (873-952). Muxhtehid i njohur hanefij. Në kohë kur jetoi, ishte dijetari hanefij më i njohur në gjithë botën islame. Sebezmuni (871-962). Dijetari i cili komentoi Musned-in e Ebu Hanifes. Jetoi dhe vdiç në Buhara.
El-Hakimu’s-Semerkandi (v. 963). Komentatori më i zëshëm i Maturidiut. Ebu Ali esh-Shashi (v. 966). Dijetar i njohur i medhhebit hanefij. Jetoi, vepro dhe vdiç në Bagdad.
Rustegfeni (v. 956). Ishte ndër nxënësit e njohur të Maturidiut.
Ebu Xha’fer el-Hinduvani (v. 973). Ishte një rob i sjell nga India, por që u bë njëri prej dijetarëve të njohur hanefijë në kohën e atëhershme. Jetoi në Maverauneher.
Xhessas (917-961). Racionalist i rryer i kohës dhe njëri prej muxhtehidëve më të njohur hanefij në kohën kur jetoi.
Ebu Lejs es-Semerkandi (v. 983). Ishte ndër nxënësit më të njohur të el-Hinduvanit. Autori i “Ilmu’l-Huda”…

Autor : Mustafa Bajrami.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 55 = 65