Dijeni se jeni në xhami e jo në pazar

Çka është ky bidat i këtyre njerëzve që e falin namazin me këpucë mbathur për pikë të qefit?!
Po falen me këpucë të papastërta që kundërmojnë si o ma keq edhe atëherë kur kanë mundësinë të falen zbathur e ta kryejnë namazin me pedantëri! Si mund t’i dilni përpara Allahut në namazin e xhumasë me aq papastërti, o njerëz të mirë? Kush po ju meson kështu? A hyni edhe nëpër shtëpitë tuaja me këpucë të papastërta? Pse s’hyni mbathur pra edhe nëpër xhamia, nëpër safa, mihrabe e hytbe, pse?
Keni kujdes Allahun, respektojeni namazin, duajeni elegancën e pastërtinë, mendone musaliun që e keni prapa, dhe, shijojeni namazin si është më së miri! Dine se nuk jeni në pazar, por jeni në xhami! Namazi i xhumasë është shumë më i vlefshëm se sa të faleni ashtu mbathur me këpucë të papastërta! Dyshoj nëse ju pranohet namazi përderisa ju nuk e plotësoni njërin prej kushteve kryesore të namazit, pastërtinë! Stop faljen e namazit me këpucë mbathur…!
Autor: Mustafe Bajrami

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

89 + = 97