Diaspora është krenaria e shqiptarisë

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve gjenden në mërgim. Puna dhe shkollimi ka bërë që shqiptarët të jenë të pranishëm gjithandej nëpër Evropë, Amerikë, madje edhe Australi. Megjithëse të rrëmbyer nga dinamika e sotme e jetës, shqiptarët për kundër këtij fakti kanë arritur të ruajnë vlerat kombëtare. Secili shqiptarë në diasporë është përfaqësues i kombit shqiptar, është përfaqësues i Kosovës, e i Shqipërisë. Shqiptarët në perëndim njihen si njerëz besnik, të ndershëm e punëtor, për të cilët identiteti kombëtar është gjithçka. Është kënaqësi të shohim se si shqiptarët në mërgim ruajnë dhe kultivojnë traditat shqiptare. Kjo vërehet në çdo manifestim apo shënim të datave historike me karakter kombëtar.

Diaspora janë ata që kanë sensibilizuar çështjen shqiptare si në Evropë, një ashtu edhe në Amerikë. Sakrifica dhe kontributi që kanë dhënë mërgata jonë për çlirimin e atdheut është i pashembullt. Diaspora është pjesë e jona, pjesë e kombit shqiptarë, dhe njëherit pjesa më e ndritshme e shqiptarisë, e cila nuk kurseu asnjëherë për vatanin. Ndihmat e gurbetçarëve padyshim se gjithmonë kanë qenë infuzion për vendin dhe popullin tonë. Si qenie e vetme, krenare, e me zemër të madhe është diaspora që asnjëherë nuk e la vendin në baltë, por dha çdo gjë për të mirën e atdheut dhe për mirëqenien e popullit. Diaspora janë gjithmonë të mirë se ardhur, dhe jemi krenar dhe me fat që i kemi ata.
/Foltash /

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 57 = 63