Dhënia e fetvave është bërë zanat

Qytetarët tanë të besimit Islam në hapësirat Shqiptare, kohë më parë pak merreshin me të ashtuquajtura fet’va apo qëndrime fetare për secilën çështje. Ata shpjegonin dispozitat e citateve të qarta nga Kurani dhe shpjegonin praktikën profetike të moralit, edukatës dhe mirësjelljes. Pothuajse të pakta ishin çështjet jetësore që ata ndërhynin. Apo edhe aspak nuk ndërhynin në çështjet personale të familjeve me të ashtuquajtura mendime të individëve. Ata çmonin Kuranin, besimet dhe gjithë të dërguarit. Por nuk nxirrnin asnjë qëndrim fetar të paargumentuar qartë nga Libri fisnik, Kurani. Në kohët e sotme e sidomos shekulli i njëzetë, shfaqet vrullshëm çështja e dhënies së përgjigjeve fetare në cdo punë e cila edhe nuk potencohet fare në Kuran. Nuk mund të kemi edhe asnjë çështje qoftë edhe krejtësisht personale, intime dhe familjare e që të mos ndërhyhet kinse me fe. E në realitet feja as që ka diskutuar mbi atë. Është bërë thuajse zanat që të tregtohet edhe me fenë por edhe me njerëzit dhe ndjenjat e tyre. Ana fetare, besimi, edukata, morali, kultura, mirësjellja, drejtësia, janë parime universale të fesë Islame, kurse tjerat që përmend Kurani si rrëfimet, tregimet, individët, janë në kontekstin historik nga të cilat nuk mund të nxirren dispozita. Është koha dhe momenti të këndellet secili që punën e fesë e sheh si zanat, por edhe dhënien e fetvave në çështje personale, shoqërore të njerëzve është mirë të mbesim anash, për arsye që secili e ndërton jetën e vet në konceptin që e sheh më të mirë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

31 + = 35