DETYRIMI I MYSLIMANIT NDAJ JOMYSLIMANIT NË KURAN

“ Zoti nuk u ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë”. (El-Mumtahineh:
Raportet e myslimanit me jomyslimanin janë të rregulluara qartë e mirë në librin e Allahut s.v.t., si në aspektin shoqëror, ashtu dhe në atë ekonomik e politik, siç do të bëhet qartë gjatë shtjellimit të ajeteve në vijim. Dhe nga kjo rregull bëjnë përjashtim vetëm ata të cilët na luftojmë.
Të sillemi mirë me jomyslimanët është detyrim jonë, qofshin ata ithtarë të librit, apo paganë, apo ateistë, si dhe të tjerë.
Disa myslimanë nuk ishin të sigurt nëse lejohet të sillemi mirë me ata që ende nuk e kishin përqafuar fenë islame? Këtë dilemë e kishte edhe motra e Ajshes, Esma, bija e Ebu Bekrit., siç bën me dije edhe zbritja e ajetit të sipërpërmendur. Buharia transmeton nga Esma: “Më erdhi nëna me dëshirën për të më vizituar, gjatë kohës së armëpushimit (traktaktit të hudejbisë) mes kurejshëve dhe Pejgamberit a.s, ndërsa ajo ishte pagane. E pyeta Pejgamberin: A ta respektoj? Lidhje me këtë, Allahu e zbriti ajetin e sipërpërmendur: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe.. ”, Pejgamberi më tha: “respektoje nënën tënde”. Me një transmetim tjetër të imam Ahmedit tregon se e ëma i kishte sjell me vete disa dhurata ushqimore mirëpo, Esma kishte refuzuar t’i pranonte dhuratat e saja dhe nuk i kishte dhënë leje të hynte brenda në shtëpi, pa e pyetur Pejgamberin a.s. se a lejohej të sillej mirë me të apo nuk lejohej! Dhe për këtë dilemë që kishte Esama, përgjigjja erdha nga Allahu xh.sh. për ta bërë sjelljen e mirë ndaj të tjerëve që nuk janë musliman parim themelor të fesë Islame dhe detyrim për çdo musliman.
“E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame)”. (Et-Teube: 6).
Detyrimi tjetër i myslimanëve ndaj jomyslimanëve është që t’i afrohet strehim jomyslimanit, nëse e kërkon një gjë të tillë. Kjo ndodh me ata që nuk kemi marrëdhënie paqeje, por jemi në luftë me ta, apo i kemi njoftuar se armëpushimi ka përfunduar. Megjithatë, nëse ndonjëri prej tyre kërkon strehim e siguri, ne jemi të detyruar që t’i ofrojmë siguri përderisa qëndron në territorin tonë. Kështu na urdhëron i Lartë madhërishmi në librin e Tij: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin),”.
Këtë të drejtë e gëzon derisa të mbarojë punën e tij dhe të kthehet në vendin e tij apo në një destinacion tjetër të sigurt, siç na udhëzon libri i Allahut. xh.sh.: “E mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt”. Pra, këtu kemi dy urdhra kryesor;1) T’i afrojmë siguri, mbrojtje dhe strehim 2) Ta përcjellim deri në vendin e tij të sigurte.
Siç thotë Ibën Ashuri: në këtë fjalë tërheq vëmendjen kah virtytet e larta të moralit të myslimanëve.
Nëse jemi të detyruar që t’iu afrojmë siguri njerëzve që na kërkojnë strehim pa dallim a janë musliman apo pagan e çfarëdo qofshin. Kjo shkon edhe më tutje, kur ne jemi të detyruar që tu afrojmë siguri edhe atyre që jemi në luftë më ta. Atëherë, çka mundë të themi për ata që e shkatërrojnë sigurinë e njerëzve në ato vende që njerëzit janë të bindur se ato vende janë më të siguruara se çdo vend tjetër siç janë xhamitë,
Duke hedhur eksploziv në xhami! Nga kush? Nga një që e quan vetën musliman! Dhe është i bindur se me këtë është duke bërë xhihad që e afron tek Allahu xh.sh. ..duke i vrarë besimtarët në kohën kur ata bëjnë adhurim dhe duke e shkatërruar shtëpinë e Zotit (xhaminë). Ky pra është xhihadi i tyre! Mbjellja e pasigurisë qoftë edhe nëpër xhami!!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 80 = 84