Desha të ndaj me ju këto dy çështje të rëndësishme të fesë Islame:

SHKRUAN, KRYEIMAMI I PODUJEVES mr. BEKIM JASHARI:

Të nderuar miq!

Në këto ditë të muajit të zgjedhur Ramazan, desha të ndaj me ju këto dy çështje të rëndësishme të fesë Islame:
Një citat Kuranor dhe një thënie profetike, të cilat do të meritonin të viheshin në portat e mendjeve të ndritura:
Citati Kuranor, i cili rrëzon çdo mendim të gabuar:
“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të besojnë?
(Nuk thotë që të bëhen mysliman por të besojnë).
“Nuk ka dhunë në fe… dhe “Ju fenë tuaj unë timen…Kurse hadithi i Muhamedit a.s:

“Nuk është prej nesh kush thërret për dhunë, nuk është prej nesh kush vdes me dhunë, nuk është prej nesh ai që nxitë për dhunë…

Krejt jeni pasardhës të njeriut të parë Ademit, të krijuar nga dheu. Do të gjeni njerëz që krenohen me paraardhësit e tyre. Unë jam vëlla i secilit edhe nëse është rob nga Abisinia, nuk jam me atë që është keqbërës edhe nëse është nga paria Kurejshite.

Nuk ka përparësi arabi ndaj jo arabit e as i bardhi ndaj të ziut, përparësia është se kush është më i kujdesshëm-i devotshëm.”

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

85 + = 90