Deklarata e Mekës:Diversiteti fetar dhe kulturor,nuk e justifikon konfliktin

Nga Tariq Al-Thaqafi “Arab News”

Mekë- Një dokument historik kundër ekstremizmit, është nënshkruar sot nga 1.200 figura të botës myslimane, pas një mbledhjeje të rëndësishme të mbajtur sot në qytetin e shenjtë të Mekës.

Në konferencën 4-ditore, e organizuar nga Lidhja Botërore Muslimane, morën pjesë personalitete, dijetarë, zyrtarë të lartë dhe mendimtarë kryesorë, të cilët midis tyre përfaqësonin 139 vende. Delegatët, përfaqësonin gjithashtu 27 drejtues të sekteve të ndryshme islame.

Mbreti Salman i Arabisë Saudite, ishte udhëheqësi i parë që e nënshkroi deklaratën. Mbretit iu dorëzua edhe dokumenti përfundimtar i Deklaratës së Mekës. Përmes këtij dokumenti, nënshkruesit konfirmuan se ata kërkojnë të bashkëveprojnë me të gjitha sferat e jetës, për të përmbushur interesat e qenieve njerëzore, për të promovuar vlerat fisnike, për të ndërtuar ura bashkëpunimi, dhe për të përballur padrejtësitë dhe urrejtjen.

Deklarata e Mekës, thekson se diversiteti fetar dhe kulturor, nuk e justifikon në asnjë lloj mënyre konfliktin, dhe se dialogu i civilizuar, është rruga e duhur për të kapërcyer dallimet historike. Deklarata, kërkon miratimin e ligjeve që i pengojnë njerëzit që nxisnin urrejtjen dhe dhunën, duke nënvizuar se ligje të tilla do të dobësojnë kauzat e konfliktit fetar dhe etnik. Deklarata dënoi sulmet ndaj objekteve fetare, duke i quajtur ato vepra kriminale, deh që kërkojnë një reagim të fortë legjislativ dhe të sigurisë.

Deklarata thekson se duhen sfiduar idetë ekstremiste, që i motivuan këto lloj sulmesh. Ndërkohë ky dokument, thekson se është detyrë e të gjithëve të luftojnë terrorizmin, padrejtësinë, shtypjen dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Deklarata e Mekës, kërkon gjithashtu një mbrojtje më të madhe të mjedisit, duke thënë se humbja e burimeve natyrore, dhe ndotja e mjedisit shkel të drejtat e brezave të ardhshëm. Ajo paralajmëroi ndërkaq se islamofobia buron nga injoranca në lidhje me realitetin e Islamit, dhe se njerëzit i referohen akteve të kryera nga ata që pretendojnë se janë myslimanë, dhe duke ia atribuar në mënyrë të rreme ligjeve islame.

Deklarata bën ndërkohë thirrje për mosndërhyrje në punët e shteteve të tjera, pasi kjo është një shkelje e papranueshme e sovranitetit, duke veçuar marketingun e ideve sektare apo përpjekjet për të imponuar fetva.

Deklarata njeh nga ana tjetër parimet e fuqizimit të grave, refuzimin e margjinalizimit të tyre, degradimit të dinjitetit të tyre, minimizimin e rolit të tyre, ose pengimin e mundësive të tyre në arenën fetare, shkencore, politike apo shoqërore.

Ajo bën thirrje për mbrojtjen e identitetit të të rinjve myslimanë, me një theks të veçantë në pesë pika kyçe: feja, atdheu, kultura, historia dhe gjuha. Identiteti, thekson dokumenti, duhet të mbrohet nga përpjekjet e qëllimta ose jo për asimilim.

Të rinjtë duhet të mbrohen nga ekstremizmi intelektual, dhe ideja se ka një përplasje qytetërim. “Të rinjtë duhet të pajisen me vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë paqësore, në mënyrë që të pranojnë ekzistencën e të tjerëve, të ruajnë dinjitetin dhe të drejtat e tyre, dhe të respektojnë ligjet dhe rregulloret e vendeve ku ata jetojnë”- thekson më tej deklarata.

Më herët gjatë kësaj jave, në konferencë u tha se Arabia Saudite, e ka luftuar ekstremizmin me shumë vendosmëri. “Arabia Saudite, ka dënuar ashpër dhe ka luftuar të gjitha format e ekstremizmit, dhunës dhe terrorizmit, me ideologji, vendosmëri dhe ka kundërshtuar çdo lloj identifikimi me ta”-

tha Mbreti Salman, në një fjalim të mbajtur në emër të tij në Meka nga Princi Khalid Al-Faizal. Arabia Saudite, u angazhua në konferencë për “përhapjen e paqes dhe bashkëjetesës, dhe ka krijuar platforma dhe qendra intelektuale ndërkombëtare, për t’i promovuar këto parime. Ne përsërisim ftesën tonë për të ndaluar fjalimin racist dhe ksenofobik, nga çfarëdolloj burimi apo preteksti”- theksoi ai.

Përktheu:Alket Goce

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

64 − = 58