Dëgjojeni një dua ndryshe nga duatë e zakonshme

Pothuajse është bërë tanimë edhe e mësuar përmendësh nga të gjithë lutja e të premteve që bëhet nëpër xhami të ndryshme të botës. Pa dashur që të komentojmë lutjet me përmbajtje individuale dhe të kufizuara për një kategori si dhe duke mos dashur të merremi fare dhe aspak me lutjet për shkatërrim dhe zhdukje që janë bërë traditë e gjuhës e të besojmë jo e zemrës. Ne po sjellim një lutje që aspak nuk është e ngjashme me atë që e dëgjojmë. Në vend të mallkimit dhe ofendimit që mund të bëhet, lutja do ishte më e mirë dhe më e pranuar edhe kur lutemi dhe e bëjmë të zakonshme një të tillë jo vetëm të premteve por edhe ditëve tjera, pra lutje edhe kolektive të premteve por individuale ditëve dhe kohëve tjera.

“O Zot, ngrite shpirtin dhe vëmendjen tonë e na ruaj nga ajo që është lutje e mallkimit.
O ZOT, na bëj shpirtin tonë dhe mendjen zbulim dhe arritshmëri. O Zot, na ruaj nga zjarri i të qenurit ekstremist, na dhuro shpirt tolerant e të dashur. O Zot, na ndihmo të çlirojmë trurin tonë që mund të jetë i ngrirë. Na bë prej atyre që nuk i frikohen diturisë. O Zot, na udhëzo në pastërti dhe në artin e së bukurës. Na bëj prej atyre që janë të përpiktë në punë e në kohë. O Zot, dërgona mendjen e hajrit që mbeturinat të mos i hedhim në rrugë dhe na bëj prej atyre që kujdesen për ambientin e pastër. O Zot, na e bëj gjuhën tonë të kujdesshme e të pastër me të gjithë e mos na bëj prej atyre që luten për shkatërrimin e të tjerëve. Na e bëj të dashur për zemrat tona dialogun e na ruaj nga konflikti e trazirat. Mos na bëj prej atyre që marrin në dorë nxjerrjen e njerëzve nga feja. Na bëj prej atyre që e duan mbjelljen e luleve dhe pemëve e mos na bëj prej atyre që jetojnë në pluhur e papastërti. O Zot, na bëj prej atyre që e duan njeriun, e duan qetësinë, rehatinë e mendimin e mirë për të gjithë. Të themi të gjithë AMIN “

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

97 − = 90