DEBAT NË ARABI: LUTJE E NAMAZ PËR KORONA VIRUS

Derisa botën e ka kapluar frika nga përhapja e virusit vdekjeprurës, bota në hamendje dhe njëkohësisht edhe në dëshirën për të zbuluar ilaçin shërues.Por derisa ky virus ka marrë jetën e qindra njerëzve deri më sot, debati në fillim mori drejtimin fetar duke pretenduar se është Zoti Ai që synon dënimin e njerëzve e që në realitet ëshët e pa saktë, sepse këto janë çështje që ne nuk dimë sekretin e tyre. Ajo çfarë Zoti na ka dhënë është përdorimi i trurit e mendjes për të çpikur ilaçin që shëron sëmundjet. Kurse jeta jonë dihet që është në dijen e të Madhit Zot.Shkenctarët janë në përpjekje për të zbuluar ilaçin, kurse një debat mbi shërimin e kësaj sëmundje ka filluar të zhvillohet edhe në disa vende arabe, e sidomos në mesin e fetarëve apo predikuesve fetar.Në Kairo, qendra për fetva ka dhënë përgjigjen e dërguar atyre se a është namazi i lutjes mundësi për shërimin nga ky virus. Qendra ka dhënë përgjigje që Zoti na ka dhënë mundësinë që përmes lutjeve e namazit të shërohemi nga kjo sëmundje. Këtë lajm e transmeton mediumi elektronik youm7.comNë disa vende muslimane sot është paraparë namazi me xhemat si formë e lutjes për t’na larguar Zoti këtë sprovë, transmeton alarabiya.Ministria e fesë në Egjipt u ka bërë thirrje imamëve që s’bashku me qytetarët të bëjnë lutje kolektive dhe namaz të vecantë.Poashtu kjo ministri u ka bërë thirrje për pastërti në xhami si formë e ruajtjes nga prekja e virusit.Është lehtë të shohim me një klikim në google se si po debatohet kjo temë, por nuk po gjejmë debat dhe inkurajim mbi çpikjen e barit që shëron. E kush duhet të bëj zbulimin e ilaçit në këtë rast?Përmes këtij shkrimi ne duam t’u themi atyre që të mos tallen me Zotin dhe namazin. Por të prodhojnë kuadro shkencëtarë që i qasen mjekësisë e zbulimit. E jo të hapin debate të kota që nuk sjellin rezultatet e kërkuara dhe të nevojshme.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 3