Dashuria dhe respekti i ndërsjellë në familje

Në të vërtetë, anëtarët e familjes nuk janë imunë ndaj gabimeve, ata mundtë bëjnë ndonjë lëshim, mund të bëjnë ndonjë gabim ndaj të afërmve të tjerë. Nëse ndodh diçka e tillë, është e udhës që njeriu ta ketë në konsideratë faljen dhe mirëkuptimin, sepse mirëkuptimi është cilësi e njerëzve të mire’ dhe e njeriut që fal dhe toleron, atë Zoti e ngre. Ne kemi një shembull shumë të mirë tek ngjarja e Jusufit a.s. dhe vëllezërve të tij, të cilët e kishin lënë në një pus, me qëllim që ta mbysnin, mirëpo, kur ata i kërkuan falje, ai i fali, i mirëkuptoi dhe nuk i qortoi, përkundrazi u lut për ta duke thënë: Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë ju; Ai është më mëshiruesi i mëshiruesve” (Jusuf, 92). Në pjesën tjetër të ajetit, që flet për këtë ngjarje, është një urtësi: Allahu na tregon se çfarë u kishte thënë Jusufi vëllezërve të tij: ”…e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut”’ (Jusuf, 100) dhe nuk u tha “kur më nxori nga pusi”, sepse, sikur t’u thoshte “kur më nxori nga pusi”, atëherë do t’ua kujtonte gabimin, mirëpo ai injoroi gabimin e tyre dhe nuk e përmendi: ”…e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve ju solli nga fshati pasi djalli pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi”. (Jusuf, 100) Pra, nuk i cilësoi ata si armiq, po tha: “pasi djalli pati futur përçarje mes nesh”.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 8 =