Covid-19 mësim ku të orientojmë bamirësinë

Pandemia covid-19 që ka goditur mbarë shoqëritë njerëzore e në theks të veçantë edhe vendin tonë, na ka dhënë një mësim të vërtetë se çfarë në realitet ne kemi nevojë si shoqëri dhe si shtet.
Jo gjithherë ne kemi ditur të radhisim prioritetet dhe nevojat tona. Ne kemi nevojë edhe për shtëpi dhe kemi nevojë edhe për objekte fetare, por ndoshta kemi lënë anash disa çështje pa të cilat shoqëria nuk mund të jetoj.
Bamirësia është një nga vlerat sublime që ka individi dhe shoqëria,. Kjo shoqëri ka nevojë për udhërrëfyes dhe radhitje të nevojave e prioriteteve.
Pandemi e quajtur Corona Virus, na ka dhënë një mësim të madh se çfarë në realitet na duhet dhe ku kemi nevojë të ofrojmë bamirësinë dhe bamirësit.
Sot ne si vend e si Komb, si asnjëherë më parë kemi nevojë për djem e vajza që mbështeten në studimet e tyre të fushave shkencore, shumë të nevojshme e të përhershme për popullin.
Sot kemi nevojë për mendje të ndritura të dijes, për më shumë shkencëtarë, laboratorë, farmacistë, shpikës, mjek, spitale me pajisje të nevojshme, për shkolla më të mira me kabinete moderne e bashkëkohore, që krijojnë mendje shkencëtarësh dhe që ballafaqohen me secilën krizë.
Ne duam të kemi teknologji moderne dhe njerëz që kujdesen të ruajnë ambientin e pastër nga ndotësit dhe ndotja e ajrit. Kjo ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e njerëzve.
Pra, dhuro për çdo fushë që i shërben njerëzimit.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 6