Çfarë është islami?

Le të kuptojmë drejt se si e ka përshkruar Kurani islamin dhe me të cilat veçori e nxjerr atë në pah.

Në qoftë se pyetet ndonjë myslimanë se çfarë është islami ai do të përgjigjet kështu: “Kështu quhet feja jonë. Është feja e fundit. Është feja më e përsosur”. Mirëpo të gjithë e dimë se çdo myslimanë duhet të dijë më shumë se kjo. Fjala “islam” në fjalorë ka kuptimin e dorëzimit, përuljes, bindjes dhe paqes. Ndërkaq si term nënkupton “Fenë, e cila i është shpallur njerëzimit nëpërmjet profetëve të Zotit dhe që do ti shpie njerëzit drejt lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, gjithashtu nënkupton edhe të gjitha urdhrat hyjnore.

Fetë zakonisht janë emëruar në korrelacion me ndonjë fis apo themeluesin e tyre. Judaizmi dhe hinduizmi janë emëruar sipas këtyre popujve, ndërsa krishterimi sipas Hz. Isasë, budizmi sipas themeluesit të saj Budës. Ndërkaq islami është emëruar drejtpërsëdrejti nga ana e vet Zotit. Hz. Muhammedi (a.s.) nuk është themeluesi i fesë islame, por është një profet.

Feja islame për emër zgjodhi mesazhet më të rëndësishme, pra paqen dhe përkushtimin. Kështu islami pikësëpari jep mesazhe me emrin e tij.

Islam do të thotë përkulje ndaj vullnetit të Zotit dhe përkushtim ndaj tij. Të gjithë mund ta pranojnë këtë fe pa dallim race, kombi ose grupi etnik. Arritja e qetësisë së brendshme, lumturisë dhe paqes tek njerëzit që janë krijesat e Zotit në këtë botë dhe botën tjetër të amshuar mund të arrihet vetëm me përkulje ndaj vullnetit të Zotit.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 1