Buzëqeshja e jo arroganca

Bota në të cilën ne jetojmë është një moment për të reflektuar njeriu vlerat e tij si dhe për të kultivuar dashuri e respekt në shoqërinë njerëzore.“Buzëqeshja është çelësi që mund të hapë derën e zemrës së çdokujt”.

Muhamedi a.s ka thënë: “Buzëqeshja është sadakë-lëmoshë”.Ndaj të shohim në realitet 4 arsye përse njeriu duhet që të bëj veten dhe tjerët të lumtur e të buzëqeshur;- Buzëqesh, sepse ke familje kur ka disa që janë të privuar nga kjo dhunti. Buzëqesh me anëtarët e familjes, sepse është dhunti atmosfera e ngrohtë në gjirin familjarë.

– Buzëqesh, sepse ke shëndet të mirë, kurse ka plotë të atillë që janë sfiduar me shëndet e të cilin nuk mund ta blejnë me pasuri.

– Buzëqesh, sepse ke punë që shkon për të punuar dhe siguruar jetesën për vete dhe familjen si dhe për t’u bërë dobi tjerëve. Derisa ka shumë të atillë që nuk e kanë mundësinë e punës dhe bredhin në kërkim të punës

.- Buzëqesh, sepse ke mundësinë për të madhëruar Zoti, në këtë botë të gjallë, se të vdekurit nuk mund dhe nuk kanë rastin e madhërimit ndaj Tij.

Pra buzëqesh sepse je ti, je vetja, e shumë duan që të jenë sikur që je ti.I madhërishëm është Zoti që ka krijuar të bukurën dhe e do atë.

E bukura është buzëqeshja, jeta, normaliteti, butësia e jo arroganca e vrazhdësia.

#foltash

22PëlqejKomentoNdaj

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

32 + = 40