Burri im i dëgjon hoxhollarët Vehabist, ai nuk e pranon Mevludin, ju lutem më ndihmoni

PYETJE: Unë jam e martuar me një njeri që nuk beson në festimin e Mevludit të Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), ai mendon se nuk duhet ta lavdërojmë Profetin në atë mënyrë dhe ai ka shumë pikëpamje të vehabistëve. Po e gjej shumë të vështirë ta dua atë me të vërtetë, shumica e familjes së tij të ngushtë as nuk e praktikojnë Islamin. Ai i dëgjon ligjëratat e hoxhollarëve vehabist dhe thotë se nuk dëshiron të jetë pjesë e një sekti të till sikur ne. Sipas tij ne të gjithë jemi myslimanë, prandaj ne nuk duhet ta ndajmë veten në një sekt (sikur ne qe jemi nje sekt sunit), sepse në kohën e Profetit nuk kishte ndarje. Unë jam duke u përpjekur me të vërtetë shumë për ti bërë detyrat e mia si një grua, por unë jam duke e pasur shumë të vështirë dhe unë po bie në depresion. Unë vetëm dëshiroj që ne të ndajmë të njëjtat besime islame. Babai im më thotë të mos shqetësohem dhe më ka thënë të përqendrohem tek vetja ime dhe të lejoj burrin tim të bëjë siç dëshiron, por po e gjej këtë këshillë shumë të vështirë për ta vepruar, sepse nuk dua që fëmija im të ndjekë ideologjinë e burrit tim. Ju lutem më këshilloni për këtë çështje.

PËRGJIGJE: Është shumë për të ardhur keq që burri juaj po e mbanë këtë mënyrë të të menduarit. Ju keni përmendur se familja e tij nuk po e praktikon Islamin kështu që këto ndikime duken të jashtme për familjen e tij dhe ju keni përmendur se ai e dëgjon një grup të caktuar të folësve në internet gjithashtu. Ai duket i pavetëdijshëm për hadithin e të Dërguarit të Allahut që foli për ndarjen e Umetit dhe shfaqjen e sekteve të ndryshme. Diçka që është një realitet që asnjë person inteligjent nuk mund ta mohojë: Në hadithin e Sunenit të Imam Tirmidhiut, thuhet që Profeti ka thënë: “Dhe umeti im do të ndahet në 73 grupe, të gjithë do të shkojnë në zjarr me përjashtim të një grupi.” Shokët e pyetën se çili është ai grup O i Dërguari i All-llahut, Ai tha: “Atë që unë dhe shokët e mi janë në krye të tij”. Një nga mënyrat me të cilat ju mund ta ndihmoni atë është të përpiqeni ta prezentoni atë me folësit të cilët përfaqësojnë grupin e Ehli-Sunah duke zgjedhur me kujdes klipet dhe videot që flasin për këtë çështje që nuk do të shiheshin të jenë konfrontuese ose të diskutueshme për të zgjeruar burimin e tij të dijes islame në mënyrë që të krijohet një rrugë drejt burimeve sunite të dijes.

Kanali mediatik i YouTube si një shembull përmban shumë klipe të shkurtëra dhe të gjata me një larmi temash nga dijetarët sunitë. Nëse ai lexon ndoshta do të ishte një ide e mirë që të fusni libra në shtëpinë tuaj me tema të ndryshme që janë shkruar dhe komentuar nga autorët sunitë. Duhet të provoni dhe ta rrethoni atë me libra sunite në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju gjithashtu e përmendët babain tuaj që duket i interesuar, por a ka ndonjë tjetër në familjen tuaj të afërt që është i vetëdijshëm dhe që ndan të njëjtat shqetësime? Ndoshta do të ishte mirë nëse disa njerëz punojnë kolektivisht për të provuar dhe drejtuar atë drejt burimeve sunite të informacionit. A ka dikush që është një Suni praktikues në familjen e tij të ngushtë? Kjo mund të jetë një ndihmë tjetër në sjelljen e tij. Lutja e përulur drejtuar All-llahut është thelbësore. Është Allahu që e udhëzon një person, ne vetëm mund të bëjmë vepra me qëllime të mira dhe të bëjmë përpjekje duke u lutur që All-llahu ta drejtojë personin në të vërtetën. Ju i përmendët fëmijët tuaj. Edukimi i hershëm islamik i fëmijës suaj do të jetë shumë i rëndësishëm. Duhet të siguroheni se ai e ka një mësues Suni në një institut të mirë sunit. Përsëri literatura sunite për fëmijën tuaj do të jetë e rëndësishme dhe do të ketë lidhje me fëmijët nga familjet që janë gjithashtu të forta në aderimin e tyre ndaj islamit sunit. All-llahu na jep udhëzime dhe na ruan imanin tonë dhe na mbron nga devijimi i ndikimeve. All-llahu e di më së miri.

Përgjigjur nga Mevlana Ibrar Shafi Seekers Path /Foltash/

Postime te ngjajshme