Bota e së ardhmes dhe e së kaluarës..!

Shpesh njerëzit pyesin dhe diskutojnë se si kanë arritur shtete të ndryshme të botës të kenë sukses dhe rezultat me gjeneratat e reja, me pasardhësit, fëmijët.Disa vende kanë lëvizur me hapa të mëdhenj kurse disa kanë mbetur ende me të shkuarën.E shkuara sado që është e mirë, ajo megjithatë është e kaluar dhe nuk kthehet më.

Bota përparimtare ka investuar në arsim, duke e bërë arsimin prioritet dhe të dashur për fëmijët.Ata kanë mbjellë dashurinë për dije dhe shkencë. Për humanizëm, diversitet dhe dashuri. Reforma dhe zhvillim të mendimit.Ata i mësuan fëmijët e tyre për nderim të nënës, gruas, vajzës, femrës në përgjithësi.Ata i mësuan se si duhet respektuar i dituri, mësuesi, mjeku, intelektuali, shkencëtari…Po ashtu ata u mësuan fëmijëve të tyre për pastërtinë, ambientin dhe rrugët e bukura si dhe disiplinën në shkollë e studime.Kjo botë pra, nuk u mësoj atyre skllavërinë dhe mendjen e mbajtur peng të së shkuarës. Nuk u mësuan urrejtjen e mllefin për shkak të besimit, etnisë e racave.Me një fjalë ne mund të konkludojmë se vet krenaria me të shkuarën nuk qon drejt të ardhmes përparimtare dhe nuk mjafton.I fuqishëm dhe fuqi është dija. Popuj të mëdhenj janë ata që kanë të ditur dhe dijetarë e shkencëtarë në mesin dhe gjirin e vet.

#RrugaimeKrenariaime

#Kosova

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

44 + = 48