Besimtari i mirë e mposhtë zemërimin dhe urrejtjen

Besimtari ben bënë pjesë me ata që janë të matur, që dinë ta kontrollojnë jo vetëm zemërimin, por edhe ndjenjat e tjera. Këta nuk tentojnë ta shuajnë tërësisht zemërimin, sepse ky është i nevojshëm, madje edhe për ruajtjen e kontrollit mbi egon e njeriut; por as edhe që ia hapin dyert tërësisht. Këta e lejojnë zemërimin në shkallën dhe në masën e së nevojshmes dhe të normales, e kontrollojnë atë me anë të arsyes së shëndoshë dhe me anë të mësimeve fetare e njerezore. Aty ku duhet të shfaqet forca e kundërshtimit ajo këndellet, kurse aty ku duhet të shfaqet butësia ajo shuhet. Ruajtja e zemërimit në kufirin e normales është detyrë fetare të cilën Zoti e pret prej njerëzve. Fjala e urtë thotë: “Më e mira e të gjitha punëve dhe sjelljeve është mesatarja”.

Nga kjo arsye, një njeriu që i topitet zemërimi deri në shkallën sa ta humbasë edhe fuqinë rezistuese (gajret), duke u pajtuar me çdo nënçmim që mund t’ia bëjë dikush, i nevojitet shërimi i nefsit, egos së tij, derisa ta forcojë zemërimin deri në masën e duhur. Por edhe atij që zemërimi i kalon në teprim (ifrat), duke e shtyrë atë të sillet si i marrë dhe të bëjë vepra pa skrupuj, i nevojitet një shërim i nefsit për ta thyer forcën e zemërimit të pazaptueshëm. Kjo rrugë s’është aspak e lehtë. Ajo është më e hollë se floku dhe më e mprehtë se shpata. Ai që nuk mund ta bëjë dhe ta arrijë këtë plotësisht, duhet të mundohet ta bëjë më të afërtën e tyre. Duke qenë se është kështu, atëherë, thotë Gazaliu, ai që nuk ka mundësi ta bëjë krejt të mirën, nuk është mirë dhe nuk lejohet që ta bëjë krejt të keqen. Një pjesë e së keqes është më e lehtë se një pjesë tjetër e saj. Por edhe një pjesë e së mirës është më e lartë dhe më e çmueshme se një pjesë tjetër e saj.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 34 = 35