BESIMTARËT PËRHERË NË SHËRBIM TË SHQIPTARISË

 Zoti i Madhërishëm ka krijuar njeriun dhe i ka dhënë atij vullnetin e lirë të zgjedh çfarë të dëshiron, ndër këto të drejta të përzgjedhjes padyshim që është edhe përcaktimi për të qenë besimtar dhe për të përqafuar një fe të caktuar. Mirëpo Zoti Fuqiplotë po ashtu ka lënë çështje në të cilat njerëzit i binden Atij pa mundësi të zgjedhjes, siç është lindja, vdekja, raca dhe natyrisht kombësia. Kombësia i përcaktohet njeriut nga Krijuesi i i tij dhe është vullnet i Zotit që njerëzit të lindin me kombësi të ndryshme, që më pas ata të njoftohen mes vete. Tek shqiptarët kombi gjithmonë ka patur rëndësinë më të veçantë nga çdo gjë tjetër, ngaqë këto ideale kombëtare na kanë ndihmuar të ngadhnjejjmë ndaj pushtuesëve të ndryshëm, me të cilët jemi ballafaquar, por edhe të mëvetësohemi. Njëherit duhet patur parasysh se kombi dhe feja nuk janë çështje të cilat kundërshtojnë njëra tjetrën, përkundrazi, feja gjithmonë ka ndihmuar shqiptarinë. Fetarët shqiptarë në përgjithësi, kurse kleri mysliman në veçanti ka dhënë një kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe të kombit shqiptar.

Myslimanët dhe prijësit e tyre fetarë në vazhdimësi kanë dhënë kontribut të çmuar për ekzistencën e popullit dhe kombit shqiptar dhe gjithëmonë kanë qenë pjesë e përpjekjeve dhe luftës për ruajtjen e identitetit kombëtarë shqiptarë. Tek shqiptarët, kombi përherë është konsideruar vlerë përbashkësuese shoqërore e historike, e cila po ashtu ka patur edhe rëndësi strategjike politike e ushtarake. Nga pikëpamja fetare, kombi shqiptar njëmend është heterogjen, mirëpo karshi çështjes kombëtare, ky heterogjenitet është shkrirë, ngaqë shtet-formimi ka qenë primarë për të gjitha komunitetet fetare e trojeve shqiptare. Duke filluar me kryengritjen kundër Tanzimatit me sheh Mustafën dhe sheh Fezën, e deri tek pëfaqësimet diplomatike në Stamboll nga hoxha Hasan Tahsini, kleri mysliman gjithmonë ka qenë pjesë e proceseve shtet-formuese dhe ngritjes së çështjes kombëtare. Hoxhallarët kanë qenë pjesë e të gjitha orgaizmave që kanë patur synim ruajtjen e kombit shqiptarë kundrejt armiqëve, raste konkrete janë ajo e Lidhjes së Prizrenit ku ishte pjesë Daut Efendi Boriçi, pastaj në Kongresin e Manastirit ishte Hafiz Ibrahim Shkupi, ndërsa Myfti Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça dhe Ismail Efendi Ndroqi ishin pjesë e Kongresit e Dibrës.

Kurse duhet potencuar se nga kleri fetarë pati të pranishëm në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptarë, si dhe nënënshkrues të deklaratë së pavarësisë. Të pranishëm në këtë datë historike ishin: Hafiz Ibrahim Dalliu, Haxhi Vehbi Agolli, Myfti Vehbi Dibra e Sheh Ahmet Pazari, Dom Nikoll Kacorri dhe atdhetari e patrioti i shquar Gjergj Fishta. Andaj edhe ne sot duhet të marrim shembull dhe mësim historia e ndritur rilindasëve tanë tanë të cilët na bëjnë të ndihemi krenarë me veprimtarinë e tyre, të cilëta jetë ia kushtuan ruajtjes së kombit shqiptar. Për këtë ne si mysliman, por edhe vëllezërit tanë shqiptarë katolikë dhe ortodoks, duhet të jemi gjithmonë bashkë, ngaqë kemi një nënë që e quajmë Shqipëri, kemi një atëdhe, një flamur, një komb, një gjak dhe një gjuhë. Për këtë edhe edhe Fishta thërriste: “Ca thonë kam fe, ca thonë kam dinë, njani thotë jam turk, e tjetri latin, do thonë jam grekë, shkaj ca të tjerë,por jena vllazën more të mjerë…”

Gjithë shqiptarisë, urime për shumë mot festa e flamurit, qofshim faqebardhë.

Redaksia – FOLTASH

Postime te ngjajshme