Besimtarët nuk i ndau e as nuk i përçau Kurani, por komentimi dhe interpretimi i tij!

Po saktësisht është e vërtetë që Kurani askënd nuk e ndau e as nuk e përçau, përkundrazi Kurani erdhi për të fuqizuar bashkimin midis njerëzve e në veçanti midis atyre që e besojnë si Fjalë të Zotit xh.sh.Kurani ka bërë thirrje për unitet, bashkim dhe dashuri vëllazërore midis popujve e në veçanti në mesin e shoqërisë që e pasojnë atë, Kuranin.

Është e pa imagjinueshme që Libri që është shpallje dhe Fjalë e Krijuesit të fajësohet për ndarjet dhe thyerjet sidomos në shoqëritë me besim Islam. Fajësinë është mirë ta kërkojmë e hulumtojmë në rrafshin tjetër, në atë të keq kuptimit të Kuranit.Keqkuptimi, komentim dhe interpretimi i tij i shumë llojshëm, ka bërë që të kemi një thyerje të thelle në mesin e shoqërive myslimane. Disa prej tyre kanë humbur kohë të gjatë në hulumtime e shpjegime se cili është i mirë e cili i keq, kush në xhenet e kush jo e kush ka drejt e kush jo.

Në vend të kësaj do ishte e udhës debati për shkencën, dijen, ambientin, zhvillimin etj.Ky debat edhe më tej mungon, sepse edhe më tutje të tillët që janë shmangur nga Kurani dhe merren me studimin dhe hulumtimin e një thënie të dikujt shekuj më parë.Një popull nuk mund të shënoj rezultate duke ndal orën në thënien e kujtdo qoftë…

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 32 = 34