Besimi në Muhamedin bazuar në Kuran e jo në gojëdhënat e shpikura

Jo rrallëherë ndodh që pikëpamjet mbi Muhamedin a.s, të jenë në rrafshe të ndryshme e qëndrime mbi personalitetin e tij. Shpjegimet mbi privatësinë, periudhën para shpalljes e pas saj janë të formave dhe qëndrimeve të shumta. Edhe është krejtësisht e natyrshme të diskutohet për një njeri të madh, me vlera dhe autoritet siç është Muhamedi a. s. Por në konceptin dhe këndvështrimin e besimtarëve Islam, çështja e përshkrimit të biografisë së Muhamedit a. s duhet që gjithësesi të ketë për bazë themelore, përshkrimin që atij i jep Kurani.
Themi këtë për arsye se përshkrimi i tij bazuar në gojëdhëna e mendime të kujtdo qoftë, jo pak herë e zbeh imazhin e tij si njeri dhe si profet. Kurani është shpallja që i erdhi atij dhe përshkrimi më i mirë e i saktë për Muhamedin a. s gjithësesi se gjindet në shpalljen e fundit. Sot edhe në ligjërimet e ndjekësve të Muhamedit a. s, dëgjojmë rrëfime “interesante” për te e që shumëherë nuk mund rrëfimet e tilla t’i atribohen edhe qoftë një njeriu të rëndomtë. Ndaj Kurani është burimi i njohurive mbi Muhamedin a. s e jo mendimet e shpeshta të shtrembëruara për te.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 18 = 28